Letra drejtuar Titit 1:1-16

  • Përshëndetje (1-4)

  • Titi është në Kretë që të emërojë pleq (5-9)

  • Korrigjo rebelët (10-16)

1  Pavli, skllav i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit në harmoni me besimin e të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohurinë e saktë për të vërtetën, e cila përputhet me përkushtimin ndaj Perëndisë*  dhe bazohet në shpresën e jetës së përhershme,+ të cilën Perëndia, që nuk mund të gënjejë,+ e premtoi shumë kohë më parë,  por, në kohën e duhur sipas tij, e bëri të njohur fjalën e vet me anë të predikimit që m’u besua+ me urdhër të Shpëtimtarit tonë, Perëndisë.  I drejtohem Titit, një biri të vërtetë falë besimit që kemi të dy: Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati, si edhe nga Krishti Jezu, Shpëtimtari ynë, qofshin me ty!  Të lashë në Kretë që të ndreqje gjërat që duheshin rregulluar* dhe të emëroje pleq qytet më qytet sipas udhëzimit që të dhashë:  secili prej tyre duhet të jetë* i lirë nga çdo akuzë, burrë i një gruaje të vetme dhe të ketë fëmijë besimtarë që nuk akuzohen si të shfrenuar* ose rebelë,+  sepse si kujdestar nga Perëndia, një mbikëqyrës duhet të jetë i lirë nga çdo akuzë, nuk duhet të jetë kryeneç,+ gjaknxehtë,+ pijanec, i dhunshëm* dhe lakmitar për të nxjerrë fitime të pandershme.  Përkundrazi, duhet të jetë mikpritës,+ që e do mirësinë, me mendje të shëndoshë,*+ i drejtë, besnik,+ me vetëkontroll,+  që i përmbahet fort fjalës së besueshme* në mënyrën si mëson,*+ që të jetë në gjendje edhe të japë zemër* me anë të mësimit të shëndoshë,*+ edhe të korrigjojë+ ata që i kundërvihen këtij mësimi. 10  Faktikisht ka shumë rebelë, llafazanë dhe mashtrues, sidomos ata që i rrinë besnikë rrethprerjes.+ 11  Është e nevojshme që këtyre t’u mbyllet goja, sepse këta vazhdojnë të minojnë besimin e familjeve të tëra duke u mësuar gjëra që nuk duhet për të nxjerrë fitime të pandershme. 12  Vetë një profet nga vendi i tyre tha: «Kretasit janë gjithmonë gënjeshtarë, egërsira, grykës qylaxhinj.» 13  Kjo dëshmi është e vërtetë. Pikërisht për këtë arsye, vazhdo t’i korrigjosh me rreptësi, që të jenë të shëndoshë në besim 14  e të mos u kushtojnë vëmendje përrallave judaike dhe urdhërimeve të njerëzve, të cilët i kthejnë krahët së vërtetës. 15  Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër.+ Kurse për ata që janë të ndotur dhe pa besim, asgjë nuk është e pastër, pasi mendja dhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura.+ 16  Ata shpallin para të gjithëve se e njohin Perëndinë, por e mohojnë atë me veprat e tyre,+ sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe nuk miratohen për asnjë vepër të mirë.

Shënimet

Ose «përkushtimin hyjnor». Shih Fjalorthin.
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «gjërat me të meta».
Fjalë për fjalë «nëse ka ndonjë njeri».
Ose «të shthurur».
Ose «njeri që godet». Fjala greke që përdoret këtu i referohet edhe dhunës verbale.
Ose «me gjykim të mirë; i arsyeshëm».
Ose «mesazhit të besueshëm».
Ose «në artin e mësimdhënies».
Ose «të nxitë; të inkurajojë».
Ose «të dobishëm».