Veprat e Apostujve 22:1-30

  • Mbrojtja e Pavlit para turmës (1-21)

  • Pavli shfrytëzon qytetarinë romake (22-29)

  • Mblidhet Sinedri (30)

22  «Burra, vëllezër e etër, dëgjoni tani mbrojtjen time!»+  Kur e dëgjuan t’u drejtohej në gjuhën hebraike, heshtja u bë më e thellë, dhe ai tha:  «Jam jude,+ i lindur në Tars të Kilikisë,+ por u arsimova në këtë qytet në këmbët e Gamalielit.+ Më mësuan të ndiqja rreptësisht Ligjin e të parëve+ dhe jam shërbëtor i zellshëm i Perëndisë, ashtu siç jeni sot të gjithë ju.+  Këtë Udhë e përndoqa për vdekje, duke lidhur e duke dorëzuar nëpër burgje si burra, edhe gra,+  siç mund të dëshmojë kryeprifti dhe këshilli i pleqve. Prej tyre mora edhe letra për vëllezërit në Damask e shkova atje që t’i vija në vargonj e t’i sillja në Jerusalem që të ndëshkoheshin.  Por, teksa udhëtoja e i afrohesha Damaskut, aty nga koha e drekës, befas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.+  Rashë përtokë e dëgjova një zë të më thoshte: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek?’  Unë u përgjigja: ‘Kush je ti, Zotëri?’ Ai më tha: ‘Jam Jezui, nazareasi, të cilin ti po e përndjek.’  Ata që ishin me mua, e panë dritën, por nuk e dëgjuan zërin e atij që më fliste. 10  Atëherë i thashë: ‘Ç’duhet të bëj, Zotëri?’ Zotëria m’u përgjigj: ‘Ngrihu, shko në Damask e atje do të të thuhet gjithçka që është vendosur të bësh.’+ 11  Por, meqë nuk shihja dot asgjë nga shkëlqimi i asaj drite, ata që ishin me mua, më çuan në Damask duke më marrë për dore. 12  Më pas, erdhi tek unë Anania, një burrë i devotshëm që zbatonte Ligjin e për të cilin flitnin mirë të gjithë judenjtë që banonin atje. 13  Më qëndroi pranë dhe më tha: ‘Saul, vëlla, t’u ktheftë drita e syve!’ Pikërisht në atë çast, ngrita sytë lart dhe e pashë.+ 14  Ai tha: ‘Perëndia i paraardhësve tanë të zgjodhi të njohësh vullnetin e tij, të shohësh të drejtin+ dhe të dëgjosh zërin e tij, 15  sepse ti do të jesh dëshmitar i tij para gjithë njerëzve për gjërat që ke parë e ke dëgjuar.+ 16  E tani, çfarë pret?! Ngrihu, pagëzohu, lahu nga mëkatet+ dhe trego besim në emrin* e tij.’+ 17  Por, pasi u ktheva në Jerusalem+ e po lutesha në tempull, u përhumba në një vegim* 18  dhe pashë Zotërinë teksa më thoshte: ‘Nxito e ik shpejt nga Jerusalemi, se ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua.’+ 19  Unë iu përgjigja: ‘Zotëri, ata e dinë mirë se nga njëra sinagogë në tjetrën i burgosja e i rrihja njerëzit që besonin te ti.+ 20  Edhe kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmitarit tënd, isha aty duke miratuar vrasjen e tij dhe duke ruajtur rrobat e atyre që po e vritnin.’+ 21  Prapëseprapë, ai më tha: ‘Shko, sepse do të të dërgoj në kombe të largëta.’»+ 22  Ata e dëgjuan deri këtu, por më pas nisën të thërritnin: «Zhdukeni nga faqja e dheut këtë njeri, se nuk e meriton të jetojë!» 23  Bërtitnin, flaknin rrobat andej-këtej e hidhnin pluhur në ajër,+ 24  prandaj komandanti ushtarak urdhëroi që Pavlin ta çonin në kazermë. Ai tha se duhej ta merrnin në pyetje e ta fshikullonin, që të kuptonte tamam pse bërtitnin ashtu kundër tij. 25  Por, kur e lidhën që ta rrihnin me kamxhik, Pavli i tha centurionit që rrinte aty: «A është e ligjshme të fshikulloni një romak* që nuk është i dënuar?»*+ 26  Kur centurioni dëgjoi këtë, shkoi t’i raportonte komandantit ushtarak dhe i tha: «Ç’ke ndër mend të bësh, se ky qenka romak?» 27  Atëherë, komandanti ushtarak iu afrua dhe e pyeti: «Pa më thuaj, romak je?» Ai iu përgjigj: «Po.» 28  Komandanti ushtarak i tha: «Unë i bleva të drejtat e qytetarisë me një shumë të madhe parash.» Pavli ia ktheu: «Kurse unë linda me këto të drejta.»+ 29  Prandaj, ata që ishin bërë gati ta merrnin në pyetje duke e torturuar, u sprapsën menjëherë prej tij. Kur kuptoi se Pavli ishte romak, komandanti ushtarak u frikësua, sepse e kishte lidhur me zinxhirë.+ 30  Kështu të nesërmen, meqë donte të dinte tamam pse e akuzonin judenjtë, ai e liroi dhe urdhëroi të mblidheshin krerët e priftërinjve e gjithë Sinedri. E zbriti Pavlin dhe e nxori përpara tyre.+

Shënimet

Ose «duke thirrur emrin».
Ose «qytetar romak».
Ose «pa i bërë gjyq?»