Veprat e Apostujve 28:1-31

  • Ndalojnë në brigjet e Maltës (1-6)

  • Shërohet i ati i Publit (7-10)

  • Rrugës për në Romë (11-16)

  • Pavli iu drejtohet judenjve në Romë (17-29)

  • Pavli predikon me guxim për dy vjet (30, 31)

28  Kur dolëm nga rreziku, mësuam se ishulli quhej Maltë.+  Vendësit* u treguan shumë zemërmirë* me ne. Ndezën një zjarr dhe na u gjendën pranë të gjithëve, sepse binte shi dhe bënte ftohtë.  Por, kur Pavli mblodhi një krah shkarpa dhe i vuri mbi zjarr, nga nxehtësia doli një nepërkë dhe iu kap pas dorës.  Kur vendësit panë gjarprin helmues që i varej në dorë, i thanë njëri-tjetrit: «Ky njeri me siguri është vrasës. Megjithëse i shpëtoi rrezikut të detit, Drejtësia* nuk e la të jetonte.»  Mirëpo Pavli e shkundi nepërkën në zjarr dhe nuk pësoi gjë.  Ata po pritnin që ai të ënjtej ose të binte befas i vdekur. Pritën gjatë dhe, kur panë se nuk i ndodhi gjë, ndërruan mendim dhe filluan të thoshin se ishte perëndi.  Tokat aty rreth e rrotull i përkitnin Publit, të parit të ishullit. Ai na mikpriti dhe na mbajti si mysafirë për tri ditë.  I ati i Publit dergjej në shtrat nga ethet dhe dizenteria. Atëherë Pavli hyri atje ku ishte ai, u lut, vuri duart mbi të* dhe e shëroi.+  Pas kësaj, tek ai nisën të vinin e të shëroheshin edhe banorë të tjerë të ishullit që ishin të sëmurë.+ 10  Na nderuan edhe me shumë dhurata dhe, kur u nisëm për lundrim, sollën në anije gjithçka që na nevojitej. 11  Tre muaj më vonë, nisëm lundrimin me një anije që kishte në bash figurën e gdhendur të Bijve të Zeusit. Anija ishte nga Aleksandria dhe kishte dimëruar në ishull. 12  Hymë në portin e Sirakuzës ku qëndruam tri ditë. 13  Nga atje vazhduam lundrimin dhe mbërritëm në Regjium. Të nesërmen filloi të frynte juga, dhe ditën e dytë arritëm në Puteoli, 14  ku gjetëm disa vëllezër që na u përgjëruan të qëndronim me ta shtatë ditë. Pastaj vazhduam drejt Romës. 15  Kur dëgjuan për ne, vëllezërit erdhën nga Roma deri te Pazari Apia dhe Tri Tavernat për të na takuar. Sa i pa, Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.+ 16  Më në fund hymë në Romë, dhe Pavlit iu lejua të jetonte në një shtëpi më vete, me një ushtar që e ruante. 17  Megjithatë, tri ditë më pas, ai mblodhi të parët e judenjve. Kur u mblodhën, u tha: «Burra, vëllezër, megjithëse nuk bëra asgjë kundër popullit a zakoneve të paraardhësve tanë,+ më arrestuan në Jerusalem dhe më dorëzuan në duart e romakëve,+ 18  të cilët, pasi më morën në pyetje,+ donin të më lironin, se nuk kishin asnjë bazë që të më vritnin.+ 19  Mirëpo judenjtë ishin kundër lirimit tim, prandaj u detyrova t’i apelohesha Cezarit,+ por jo se kisha ndonjë akuzë kundër kombit tim. 20  Për këtë arsye kërkova t’ju shoh e të flas me ju, sepse jam lidhur me këtë zinxhir për shpresën e Izraelit.»+ 21  Ata i thanë: «Ne as kemi marrë letra për ty nga Judea dhe as ka ardhur ndonjë nga vëllezërit që të na tregojë a të na thotë ndonjë gjë të keqe për ty. 22  Por na duket me vend të dëgjojmë nga ti se ç’mendon, sepse e dimë se për këtë sekt+ flitet gjithandej kundër.»+ 23  Pasi lanë një ditë për t’u takuar me të, një numër edhe më i madh prej tyre shkoi atje ku rrinte Pavli. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, ai ua shpjegoi çështjen, duke u dhënë dëshmi të plotë për Mbretërinë e Perëndisë dhe duke përdorur argumentime bindëse për Jezuin,+ si nga Ligji i Moisiut,+ edhe nga Profetët.+ 24  Disa nisën t’i besonin ato që u thoshte, të tjerë nuk i besonin. 25  Meqenëse nuk binin dakord me njëri-tjetrin, filluan të iknin, prandaj Pavli u tha këto fjalë: «Mirë u tha fryma e shenjtë paraardhësve tuaj nëpërmjet profetit Isaia: 26  “Shko te ky popull dhe thuaji: ‘Vërtet do të dëgjoni, por kurrsesi nuk do të kuptoni. Vërtet do të shihni, por kurrsesi nuk do të dalloni,+ 27  sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme. Kanë dëgjuar me veshë, por nuk kanë reaguar. I kanë mbyllur sytë që të mos shohin kurrë me ta, edhe veshët që të mos dëgjojnë, edhe zemrën që të mos e kapin kuptimin, që të mos kthehen tek unë e t’i shëroj.’”+ 28  Ndaj dijeni se ky shpëtim nga Perëndia po u shpallet kombeve.+ Ato me siguri do ta dëgjojnë.»+ 29  *—— 30  Kështu, ai qëndroi plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira+ dhe i priste përzemërsisht të gjithë ata që shkonin tek ai. 31  Ai u predikonte për Mbretërinë e Perëndisë dhe u mësonte me liri të plotë fjale* e pa asnjë pengesë gjërat për Zotërinë Jezu Krisht.+

Shënimet

Ose «Njerëzit që flitnin një gjuhë të huaj».
Ose «shumë të njerëzishëm».
Greqisht Díke; mund t’i referohet perëndeshës së drejtësisë shpaguese ose konceptit të drejtësisë.
Ose «plot guxim».