Veprat e Apostujve 6:1-15

  • Shtatë burra zgjidhen për të shpërndarë ushqimin (1-7)

  • Stefani akuzohet për blasfemi (8-15)

6  Ato ditë, ndërkohë që dishepujt shtoheshin, judenjtë që flitnin greqisht, filluan të ankoheshin për judenjtë që flitnin hebraisht, sepse vejushat e tyre liheshin pas dore kur bëhej shpërndarja e përditshme e ushqimit.+  Atëherë, të Dymbëdhjetët thirrën pranë vetes dishepujt dhe u thanë: «Nuk është e drejtë* që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shpërndarë ushqim nëpër tryeza.+  Prandaj, vëllezër, zgjidhni mes jush shtatë burra me reputacion të mirë,*+ të cilët janë plot frymë* dhe mençuri,+ që t’i emërojmë në këtë detyrë të nevojshme,+  kurse ne do t’i kushtohemi lutjes dhe mësimit* të fjalës së Perëndisë.»  Kjo që thanë, u pëlqeu gjithë dishepujve, dhe zgjodhën Stefanin, një njeri plot besim dhe frymë të shenjtë, si edhe Filipin,+ Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin e Nikolaun, një prozelit nga Antiokia.  I çuan tek apostujt, të cilët, pasi u lutën, vunë duart mbi ta.*+  Kështu, fjala e Perëndisë vazhdonte të përhapej,+ dhe numri i dishepujve në Jerusalem shtohej jashtëzakonisht shumë.+ Besimin e pranuan edhe një numër i madh priftërinjsh.+  Tani, Stefani, të cilit Perëndia i kishte dhënë miratimin e tij dhe fuqi të jashtëzakonshme, bënte mrekulli* dhe shenja të mëdha mes popullit.  Por disa njerëz nga Sinagoga e Libertinëve, ca të tjerë nga kirenasit, aleksandrinët dhe disa nga Kilikia e Azia, filluan të bënin fjalë me Stefanin. 10  Megjithatë nuk mundën t’i bënin ballë mençurisë dhe frymës së shenjtë me anë të së cilës fliste ai,+ 11  prandaj, fshehtas, ua mbushën mendjen ca njerëzve që të thoshin: «E kemi dëgjuar të thotë gjëra blasfemuese* kundër Moisiut dhe Perëndisë.» 12  Kështu trazuan popullin, pleqtë dhe skribët, u sulën befas mbi të, e çuan me forcë para Sinedrit. 13  Ata paraqitën dëshmitarë të rremë, që thanë: «Ky njeri flet vazhdimisht kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër Ligjit. 14  Për shembull, e kemi dëgjuar të thotë se ai Jezu nazareasi do ta rrëzojë këtë vend e do të ndryshojë zakonet që na la Moisiu.» 15  Të gjithë ata që ishin ulur në Sinedër, ia kishin ngulur sytë dhe panë që fytyra e tij ishte e qetë si fytyra e një engjëlli.

Shënimet

Ose «e pëlqyeshme për Perëndinë».
Ose «shtatë burra për të cilët flitet mirë».
Ose «frymë të shenjtë».
Fjalë për fjalë «shërbimit».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «çudira».