Zakaria 2:1-13

  • Vegimi 3: Një burrë me një litar për matje (1-13)

    • Jerusalemi do të matet (2)

    • Jehovai, «një mur zjarri rreth e qark» (5)

    • Të prekësh bebëzën e syrit të Perëndisë (8)

    • Shumë kombe do të bashkohen me Jehovain (11)

2  Pastaj ngrita sytë dhe pashë një burrë që mbante në dorë një litar për matje.+  Kështu e pyeta: «Ku po shkon?» Ai m’u përgjigj: «Të mat Jerusalemin, që të shoh sa e ka gjerësinë dhe gjatësinë.»+  Engjëlli që foli me mua doli, dhe ja, një engjëll tjetër erdhi ta takonte.  Pastaj ky i tha: «Vrapo e thuaji atij të riut atje: ‘Meqenëse njerëzit dhe bagëtia në Jerusalem do të shtohen shumë,+ ai do të banohet+ si fshatrat e parrethuara me mur.  Unë do të bëhem për të si një mur zjarri rreth e qark+ dhe do ta mbush Jerusalemin me lavdinë time’,+​—thotë Jehovai.»  «Ejani, nxitoni! Mbathjani nga vendi i veriut»,+​—thotë Jehovai. «Se ju kam shpërndarë në të katër drejtimet»,*+​—thotë Jehovai.  «Ejani, o popull i Sionit! Mbathjani, ju që banoni me bijën e Babilonisë,+  sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, i cili, pasi fitoi lavdi,* më dërgoi te kombet që ju plaçkitnin:+ ‘Kush ju prek ju, prek bebëzën e syrit tim.+  Unë do t’u tregoj grushtin atyre, e ata do të bëhen plaçkë për vetë skllevërit e tyre.’+ Atëherë do ta merrni vesh që mua më ka dërguar Jehovai i ushtrive. 10  ‘Brohorit nga gëzimi, o bijë e Sionit,+ sepse po vij+ e do të banoj mes teje,+​—thotë Jehovai.—​ 11  Atë ditë me mua do të bashkohen shumë kombe,+ dhe ata do të bëhen populli im. Unë, Jehovai, do të banoj mes teje.’» Atëherë do ta marrësh vesh që te ti më ka dërguar Jehovai i ushtrive. 12  Jehovai do ta marrë Judën si pronën e vet, si pjesën e tij në tokën e shenjtë dhe do ta zgjedhë prapë Jerusalemin.+ 13  Njerëzimi* të heshtë para Jehovait, sepse ai po vepron nga banesa e tij e shenjtë.

Shënimet

Fjalë për fjalë «katër erërave të qiejve».
Fjalë për fjalë «pas lavdisë».
Fjalë për fjalë «Çdo mish».