Zakaria 9:1-17

  • Gjykimi i Perëndisë mbi kombet përreth (1-8)

  • Ardhja e mbretit të Sionit (9, 10)

    • Një mbret i përulur hipur mbi gomar (9)

  • Populli i Jehovait do të çlirohet (11-17)

9  Shpallje: «Fjala e Jehovait është kundër vendit të Hadrakut.Ajo ka si shënjestër* Damaskun,+sepse Jehovai i ka sytë mbi njeriun+dhe mbi të gjitha fiset e Izraelit.   Është edhe kundër Hamathit,+ që ndodhet në kufi me të,kundër Tirit+ e Sidonit,+ të cilët mendojnë se janë shumë të mençur.+   Tiri ndërtoi mure mbrojtëse* për veten. Ai e grumbulloi argjendin si pluhurin,kurse arin si baltën e rrugëve.+   Ja, Jehovai do t’ia heqë zotërimetdhe do t’ia hedhë në det ushtrinë,+e Tirin do ta përpijë zjarri.+   Ashkeloni do ta shohë dhe do të frikësohet. Gaza do të ndiejë ankth të madh,e po kështu edhe Ekroni, sepse vendi ku shpresonin është turpëruar. Një mbret do të shfaroset në Gazë,dhe Ashkeloni nuk do të banohet.+   Në Ashdod do të ulet një bir i paligjshëm;unë do t’i jap fund krenarisë së filistinit+   dhe do t’ia heq nga goja gjërat e përlyera me gjake gjërat e pështira që ka mes dhëmbëve. Prej tij do të ngelet një mbetje për Perëndinë tonëqë ka për t’u bërë si një sheik* në Judë,+kurse populli i Ekronit do të bëhet si jebusitët.+   Unë do të fushoj si një rojë* për të mbrojtur shtëpinë time,+kështu që askush s’do të kalojë dhe askush s’do të kthehet. Mes tyre s’do të kalojë më asnjë shtypës,*+sepse tani e kam parë* me sytë e mi.   Gëzohu me gjithë shpirt, o bijë e Sionit. Brohorit triumfuese, o bijë e Jerusalemit. Ja, mbreti yt po vjen te ti.+ Ai është i drejtë dhe sjell shpëtim,*është i përulur+ dhe ka hipur në një gomar,po, në një kërriç, në të voglin e gomaricës.+ 10  Unë do ta zhduk nga Efraimi karrocën e luftësdhe kalin nga Jerusalemi. Harku i betejës do të shkatërrohet. Ai do t’u shpallë kombeve paqen;+Ai do ta ushtrojë autoritetin e tij nga deti në dete nga Lumi* në skajet e tokës.+ 11  Sa për ty, o grua,* me anë të gjakut të besëlidhjes që kam bërë me ty,do t’i nxjerr të burgosurit e tu nga gropa pa ujë.+ 12  Kthehuni te fortesa, ju të burgosur që keni shpresë.+ Sot po të them: ‘Do të të shpërblej, o grua, me një pjesë të dyfishtë.+ 13  Unë do ta tendos Judën si harkun tim. Do ta përdor Efraimin si shigjetë për harkun. Bijtë e tu, o Sion, do t’i nxitqë të vihen kundër bijve të Greqisë,dhe ty* do të të bëj si shpatën e një luftëtari.’ 14  Mbi ta do të shihet Jehovai,dhe shigjeta e tij do të dalë si rrufeja. Zotëria Sovran Jehova do t’i bjerë bririt+dhe do të vazhdojë përpara me stuhitë e jugut. 15  Jehovai i ushtrive do t’i mbrojë,ata do t’i përpijnë gurët e hobesë e do të dalin fitimtarë.+ Ata do të pinë e do të jenë të zhurmshëm sikur të kishin pirë verë. Do të mbushen si taset e tempullit,si qoshet e altarit.+ 16  Atë ditë Jehovai, Perëndia i tyre,do t’i shpëtojë si kopenë e popullit të vet,+sepse ata do të jenë si gurët e çmuar të kurorës* që vezullojnë mbi tokën e tij.+ 17  Oh, sa e madhe është mirësia e tij!+ Sa e madhe është bukuria e tij! Drithi do t’i bëjë të fortë djemtë,dhe vera e re do t’u japë nur virgjëreshave.»+

Shënimet

Ose «Ajo qëndron mbi».
Ose «ndërtoi një ledh mbrojtës».
Një sheik ishte kreu i një fisi.
Ka të ngjarë t’i referohet mundimit të popullit të vet.
Ose «mbikëqyrës i rreptë».
Ose «pararojë».
Ose «dhe fitimtar; dhe ka shpëtuar».
Domethënë, lumi Eufrat.
Domethënë, Sioni ose Jerusalemi.
«Ty» i referohet Sionit.
Ose «të diademës».