Zanafilla 10:1-32

  • Lista e kombeve (1-32)

    • Pasardhësit e Jafetit (2-5)

    • Pasardhësit e Kamit (6-20)

      • Nimrodi kundërshton Jehovain (8-12)

    • Pasardhësit e Semit (21-31)

10  Kjo është historia e djemve të Noesë: Semit,+ Kamit dhe Jafetit. Pas Përmbytjes atyre u lindën bij.+  Bijtë e Jafetit ishin: Gomeri,+ Magogu,+ Madai, Javani, Tubali,+ Mesheku+ dhe Tirasi.+  Bijtë e Gomerit ishin: Ashkenazi,+ Rifati dhe Togarmahu.+  Bijtë e Javanit ishin: Elishahu,+ Tarshishi,+ Kitimi+ dhe Dodanimi.  Nga këta erdhën banorët e ishujve,* të cilët u shpërndanë në vendet e tyre sipas gjuhëve, familjeve dhe kombeve të tyre.  Bijtë e Kamit ishin: Kushi, Mizraimi,+ Puti+ dhe Kanani.+  Bijtë e Kushit ishin: Sebai,+ Havilahu, Sabtahu, Ramahu+ dhe Sabtekai. Bijtë e Ramahut ishin Sheba dhe Dedani.  Kushit i lindi edhe Nimrodi. Ai ishte njeriu i parë që u bë i fuqishëm në tokë.  Ai u bë gjahtar* i fuqishëm, kundërshtar i Jehovait. Ja pse thuhet: «Ky është tamam si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm, kundërshtar i Jehovait.» 10  Mbretëria e tij fillonte nga* Babeli,+ Ereku,+ Akadi dhe Kalnehu, në vendin e Shinarit.+ 11  Prej andej ai shkoi në Asiri+ dhe ndërtoi Ninevinë,+ Rehobot-Irin, Kalahun 12  dhe Resenin, që ishte mes Ninevisë dhe Kalahut: ky është qyteti i madh.* 13  Mizraimit i lindën: Ludimi,+ Anamimi, Lehabimi, Naftuhimi,+ 14  Patrusimi,+ Kasluhimi (prej nga erdhën filistinët)+ dhe Kaftorimi.+ 15  Kananit i lindi Sidoni,+ i parëlinduri, dhe Hethi.+ 16  Prej tij erdhën edhe jebusitët,+ amoritët,+ girgasitët, 17  hivitët,+ arkitët, sinitët, 18  arvaditët,+ zemaritët dhe hamathitët.+ Pastaj familjet kananite u shpërndanë. 19  Kështu kufiri i vendit të kananitëve ishte nga Sidoni deri në Gerar,+ pranë Gazës,+ deri në Sodomë, Gomorrë,+ Admah dhe Sebojim,+ pranë Lashës. 20  Këta ishin bijtë e Kamit sipas familjeve, gjuhëve, vendeve dhe kombeve të tyre. 21  Edhe Semi, paraardhësi i të gjithë bijve të Eberit+ dhe vëlla i Jafetit, më të madhit,* u bë me fëmijë. 22  Bijtë e Semit ishin: Elami,+ Ashuri,+ Arpakshadi,+ Ludi dhe Arami.+ 23  Bijtë e Aramit ishin: Uzi, Huli, Geteri dhe Mashi. 24  Arpakshadit i lindi Shelahu,+ dhe Shelahut i lindi Eberi. 25  Eberit i lindën dy bij. Emri i njërit ishte Peleg,*+ sepse gjatë jetës së tij toka* u nda, ndërsa emri i të vëllait ishte Joktan.+ 26  Joktanit i lindën: Almodadi, Shelefi, Hazarmaveti, Jerahu,+ 27  Hadorami, Uzali, Diklahu, 28  Obali, Abimaeli, Sheba, 29  Ofiri,+ Havilahu dhe Jobabi; të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit. 30  Vendbanimi i tyre shtrihej nga Mesha deri në Sefar, në rajonin malor të Lindjes. 31  Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve, gjuhëve, vendeve dhe kombeve të tyre.+ 32  Këto ishin familjet e djemve të Noesë, sipas gjenealogjisë dhe kombeve të tyre; nga këto familje erdhën kombet që u shpërndanë në gjithë tokën pas Përmbytjes.+

Shënimet

Ose «e vendeve bregdetare».
Ose «luftëtar».
Ose «Qytetet e para të mbretërisë së tij ishin».
Një mundësi tjetër «këto përbëjnë qytetin e madh».
Një mundësi tjetër «dhe vëllai më i madh i Jafetit».
Do të thotë «ndarje».
Ose «popullsia e tokës».