Zanafilla 14:1-24
14 Tani, në ato ditë, Amrafeli, mbreti i Shinarit,+ Arioku, mbreti i Elasarit, Kedorlaomeri,+ mbreti i Elamit+ dhe Tidali, mbreti i Gojimit,
2 bënë luftë me Berën, mbretin e Sodomës,+ me Birshain, mbretin e Gomorrës,+ me Shinabin, mbretin e Admahut, me Shemeberin, mbretin e Sebojimit+ dhe me mbretin e Belahut, domethënë të Zoarit.
3 Të gjithë këta bashkuan forcat në luginën* e Sidimit,+ domethënë në Detin e Kripur.*+
4 Ata i kishin shërbyer Kedorlaomerit për 12 vjet, por vitin e 13-të u rebeluan.
5 Vitin e 14-të, Kedorlaomeri bashkë me mbretërit që ishin me të, dolën kundër tyre dhe i mposhtën refaimët në Ashterot-Karnaim, zuzimët në Kam, emimët+ në Shaveh-Kiriataim
6 dhe horitët+ në malin e tyre, në Seir,+ deri në El-Paran, që është në shkretëtirë.
7 Pastaj u kthyen dhe vajtën në En-Mishpat, domethënë në Kadesh,+ dhe pushtuan gjithë territorin e amalekitëve,+ si dhe mposhtën amoritët+ që banonin në Hazazon-Tamar.+
8 Atëherë mbreti i Sodomës u nis, e po kështu edhe mbreti i Gomorrës, mbreti i Admahut, mbreti i Sebojimit dhe mbreti i Belahut, domethënë i Zoarit, dhe u rreshtuan në formacion luftimi kundër tyre në luginën* e Sidimit,
9 kundër Kedorlaomerit, mbretit të Elamit, Tidalit, mbretit të Gojimit, Amrafelit, mbretit të Shinarit dhe Ariokut, mbretit të Elasarit;+ katër mbretër kundër pesë mbretërve.
10 Tani, lugina e Sidimit ishte plot e përplot me gropa bitumi dhe mbretërit e Sodomës e të Gomorrës ranë brenda tyre kur u përpoqën t’ia mbathnin, kurse ata që mbetën, ia mbathën në rajonin malor.
11 Atëherë fitimtarët morën gjithë zotërimet e Sodomës e të Gomorrës, si dhe gjithë ushqimin e tyre, e u larguan.+
12 Morën edhe djalin e vëllait të Abramit, Lotin, i cili banonte në Sodomë,+ si edhe zotërimet e tij, dhe pastaj u larguan.
13 Pas kësaj, një njeri që kishte arritur t’ia mbathte, shkoi e i tregoi Abram hebreut. Në atë kohë ai banonte* mes pemëve të mëdha të amoritit Mamre,+ vëllait të Eshkolit dhe të Anerit;+ këta ishin aleatë të Abramit.
14 Kështu Abrami dëgjoi se të afërmin* e tij+ e kishin zënë rob, prandaj mobilizoi njerëzit e stërvitur, 318 shërbëtorë të lindur në shtëpinë e tij, dhe i ndoqi ata këmba-këmbës deri në Dan.+
15 Gjatë natës i ndau forcat e tij, e bashkë me shërbëtorët e vet, i sulmoi dhe i mundi; i ndoqi deri në Hobah, që është në veri të Damaskut.
16 Abrami e shpëtoi Lotin, të afërmin e tij, dhe gratë e njerëzit e tjerë. Rimori edhe zotërimet e Lotit dhe gjithë të mirat e tjera.
17 Pasi Abrami u kthye nga disfata që i shkaktoi Kedorlaomerit dhe mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës doli për ta takuar në luginën* e Shavehut, domethënë në Luginën e Mbretit.+
18 Dhe Melkisedeku,+ mbreti i Salemit,+ prifti i Perëndisë Më të Lartë,+ solli bukë e verë,
19 e bekoi Abramin dhe tha:
«Bekuar qoftë Abrami nga Perëndia Më i Lartë,Bërësi i qiellit e i tokës!
20 Lëvduar qoftë Perëndia Më i Lartë,që t’i ka dhënë në dorë armiqtë e tu!»
Atëherë Abrami i dha atij të dhjetën e çdo gjëje.+
21 Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: «Më jep njerëzit, kurse zotërimet mbaji për vete.»
22 Por Abrami i tha mbretit të Sodomës: «Betohem* para Jehovait, Perëndisë Më të Lartë, Bërësit të qiellit e të tokës,
23 se nuk do të marr asgjë tënden, as edhe një fill apo lidhëse sandalesh, që të mos thuash: ‘Unë e bëra Abramin të pasur.’
24 Nuk do të marr asgjë, përveç asaj që të rinjtë kanë ngrënë tashmë. Kurse burrat që erdhën me mua, Aneri, Eshkoli dhe Mamreu,+ le të marrin pjesën që u takon.»