Zanafilla 21:1-34

  • Lind Isaku (1-7)

  • Ismaeli tallet me Isakun (8, 9)

  • Dëbohet Agara dhe Ismaeli (10-21)

  • Besëlidhja e Abrahamit me Abimelekun (22-34)

21  Jehovai nuk e harroi Sarën, siç kishte thënë; Jehovai bëri siç kishte premtuar.+  Sara mbeti shtatzënë+ dhe i lindi Abrahamit një djalë në pleqërinë e tij, tamam në kohën që i kishte premtuar Perëndia.+  Abrahami e quajti Isak+ djalin që sapo i kishte lindur Sara  dhe e rrethpreu Isakun, djalin e tij, kur ishte tetëditësh, pikërisht siç e kishte urdhëruar Perëndia.+  Abrahami ishte 100 vjeç kur i lindi i biri, Isaku.  Atëherë Sara tha: «Perëndia më dha arsye për të qeshur, e kushdo që do të dëgjojë për këtë, do të qeshë bashkë me mua.»*  Pastaj shtoi: «Kujt do t’ia merrte mendja që gruaja e Abrahamit, Sara, do të mëndte fëmijë? E prapëseprapë, unë i linda një djalë në pleqëri.»  Ndërkohë fëmija rritej dhe pas ca kohësh e ndanë nga gjiri. Ditën kur iu hoq gjiri Isakut, Abrahami përgatiti një gosti të madhe.  Mirëpo Sara vuri re se djali që egjiptiania Agarë+ i kishte lindur Abrahamit po tallej me Isakun,+ 10  prandaj i tha Abrahamit: «Dëboje këtë skllave dhe djalin e saj, sepse djali i kësaj skllaveje nuk do të jetë trashëgimtar bashkë me tim bir, Isakun!»+ 11  Por ajo që i tha Sara për të birin, Ismaelin, nuk i pëlqeu fare Abrahamit.+ 12  Atëherë Perëndia i tha: «Mos u mërzit nga fjalët që po të thotë Sara për djalin dhe skllaven tënde. Dëgjoje,* sepse pasardhësi* yt i premtuar do të vijë nëpërmjet Isakut.+ 13  Sa për djalin e skllaves+ do ta bëj një komb,+ sepse edhe ai është pasardhës yti.»* 14  Kështu Abrahami u çua herët në mëngjes, mori bukë dhe një kacek me ujë e ia dha Agarës; ia vuri në sup dhe e largoi bashkë me djalin.+ Kështu ajo u nis për rrugë dhe u end nëpër shkretëtirën e Ber-Shebës.+ 15  Në fund, uji i kacekut mbaroi, ndaj ajo e shtyu djalin nën një shkurre. 16  Pastaj iku më tutje dhe u ul vetëm, pak a shumë aq larg sa mund të qëllohet një shigjetë me hark, sepse tha: «Nuk dua ta shoh djalin të vdesë.» Kështu u ul në njëfarë largësie dhe nisi të qante me dënesë. 17  Por Perëndia e dëgjoi zërin e djalit+ dhe engjëlli i Perëndisë e thirri Agarën nga qiejt e i tha:+ «Çfarë ke Agarë? Mos ki frikë, sepse Perëndia e ka dëgjuar zërin e djalit atje tek është. 18  Çohu, ngrije djalin dhe kujdesu për të, sepse kam për ta bërë një komb të madh.»+ 19  Pastaj Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus me ujë; shkoi dhe mbushi kacekun, e i dha djalit për të pirë. 20  Perëndia ishte me djalin+ teksa rritej; ai banoi në shkretëtirë dhe u bë harkëtar. 21  Ai u vendos me banim në shkretëtirën e Paranit+ dhe e ëma i mori një nuse nga Egjipti. 22  Në atë kohë, Abimeleku bashkë me Fikolin, kreun e ushtrisë së tij, i tha Abrahamit: «Perëndia është me ty në çdo gjë që po bën.+ 23  Prandaj m’u beto tani këtu për Perëndinë se nuk do të tregohesh i pabesë me mua, me djemtë e mi dhe me djemtë e djemve të mi, por do të sillesh me mua dhe me tokën ku ke banuar me të njëjtën dashuri besnike që kam treguar ndaj teje.»+ 24  Atëherë Abrahami tha: «Të betohem.» 25  Megjithatë Abrahami iu ankua Abimelekut për pusin e ujit që shërbëtorët e Abimelekut e kishin shtënë në dorë me dhunë.+ 26  Abimeleku i tha: «Nuk e di kush e ka bërë këtë dhe as ti vetë nuk më ke thënë gjë. Unë për vete sot po e dëgjoj për herë të parë këtë punë.» 27  Prandaj Abrahami mori dhen e gjedhë, ia dha Abimelekut, dhe të dy bënë një besëlidhje. 28  Kur Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë, 29  Abimeleku i tha: «Pse i vure mënjanë këta shtatë qengja?» 30  Atëherë ai ia ktheu: «Pranoji këta shtatë qengja nga dora ime si dëshmi që këtë pus e kam hapur unë.» 31  Ja pse Abrahami e quajti atë vend Ber-Shebë,*+ sepse të dy u betuan atje. 32  Kështu bënë një besëlidhje+ në Ber-Shebë. Pastaj Abimeleku u ngrit bashkë me Fikolin, kreun e ushtrisë së tij, dhe u kthyen në vendin e filistinëve.+ 33  Pas kësaj, Abrahami mbolli një pemë bruke në Ber-Shebë dhe atje i thuri lavde emrit të Jehovait,+ Perëndisë së përjetshëm.+ 34  Abrahami qëndroi* në vendin e filistinëve për një kohë të gjatë.*+

Shënimet

Një mundësi tjetër «do të më përqeshë».
Fjalë për fjalë «Dëgjoje zërin e saj».
Fjalë për fjalë «fara». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fara jote».
Mund të ketë kuptimin «pusi i betimit; pusi i të shtatëve».
Ose «banoi si i huaj».
Fjalë për fjalë «shumë ditë».