Zanafilla 46:1-34

  • Jakobi dhe shtëpia e tij transferohen në Egjipt (1-7)

  • Emrat e atyre që transferohen në Egjipt (8-27)

  • Jozefi takon Jakobin në Goshen (28-34)

46  Kështu Izraeli mori gjithë ç’kishte* dhe u nis. Kur mbërriti në Ber-Shebë,+ i bëri flijime Perëndisë së babait të vet, Isakut.+  Atëherë Perëndia foli me Izraelin në një vegim* natën: «Jakob, Jakob!» Ai iu përgjigj: «Urdhëro, zotëria im!»  Ai tha: «Unë jam Perëndia i vërtetë, Perëndia i atit tënd.+ Mos ki frikë të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh.+  Unë vetë do të vij bashkë me ty në Egjipt e do të të kthej prapë këtu,+ dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë me dorën e vet.»*+  Pas kësaj Jakobi u nis nga Ber-Sheba dhe djemtë e Izraelit e morën babanë bashkë me, fëmijët dhe gratë e tyre në karrocat që kishte dërguar faraoni për të.  Morën me vete edhe kopetë dhe zotërimet që kishin grumbulluar në vendin e Kananit; kështu Jakobi dhe gjithë pasardhësit e tij mbërritën në Egjipt.  Ai mori me vete në Egjipt djemtë dhe nipërit, vajzat dhe mbesat—gjithë pasardhësit e tij.  Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt,+ të Jakobit dhe të bijve të tij: i parëlinduri i Jakobit ishte Rubeni.+  Bijtë e Rubenit ishin: Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+ 10  Bijtë e Simeonit+ ishin: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Zohari dhe Shauli,+ biri i një kananiteje. 11  Bijtë e Levit+ ishin: Gershoni, Kehathi dhe Merari.+ 12  Bijtë e Judës+ ishin: Eri, Onani, Shelahu,+ Perezi+ dhe Zerahu.+ Por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kananit.+ Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+ 13  Bijtë e Isaharit ishin: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.+ 14  Bijtë e Zabulonit+ ishin: Seredi, Eloni dhe Jahleli.+ 15  Këta janë bijtë e Leas, që ajo i lindi Jakobit në Padan-Aram përveç Dinës, së bijës;+ pasardhësit e tij nga Lea ishin gjithsej 33 veta. 16  Bijtë e Gadit+ ishin: Zifioni, Hagi, Shuni, Ezboni, Eri, Arodi dhe Areli.+ 17  Bijtë e Asherit+ ishin: Imnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriahu, dhe Sera ishte motra e tyre. Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli.+ 18  Këta janë bijtë e Zilpës,+ të cilën Labani ia dha së bijës, Leas; pasardhësit e Jakobit nga Zilpa ishin gjithsej 16 veta. 19  Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit, ishin Jozefi+ dhe Beniamini.+ 20  Në vendin e Egjiptit, Asenata,+ bija e Potiferait, priftit të Onit,* i lindi Jozefit Manaseun+ dhe Efraimin.+ 21  Bijtë e Beniaminit+ ishin: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau,+ Namani, Ehiu, Roshi, Mupimi, Hupimi+ dhe Ardi.+ 22  Këta janë pasardhësit e Jakobit nga Rakela: gjithsej 14 veta. 23  Biri* i Danit+ ishte Hushimi.+ 24  Bijtë e Neftalit+ ishin: Jahzeli, Guni, Jeseri dhe Shilemi.+ 25  Këta ishin bijtë e Belhasë, të cilën Labani ia dha së bijës, Rakelës; pasardhësit e Jakobit nga Belhaja ishin gjithsej shtatë veta. 26  Gjithë pasardhësit e Jakobit që vajtën me të në Egjipt, përveç grave të djemve të Jakobit, ishin gjithsej 66 veta.+ 27  Jozefit i kishin lindur në Egjipt dy djem. Gjithë njerëzit e shtëpisë së Jakobit që shkuan në Egjipt ishin 70 veta.+ 28  Jakobi dërgoi përpara Judën,+ që të njoftonte Jozefin se ishte rrugës për në Goshen, e kur mbërritën në vendin e Goshenit,+ 29  Jozefi kërkoi që t’i bënin gati karrocën dhe shkoi për të takuar Izraelin, të atin, në Goshen. Kur e takoi, iu hodh menjëherë në qafë dhe qau gjatë.* 30  Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse e kam parë fytyrën tënde dhe e di se je ende gjallë!» 31  Atëherë Jozefi u tha vëllezërve dhe njerëzve të shtëpisë së babait: «Po shkoj që t’i them faraonit:+ ‘Vëllezërit e mi dhe njerëzit e shtëpisë së babait tim, që ishin në vendin e Kananit, kanë ardhur këtu tek unë.+ 32  Ata janë barinj+ e rritës bagëtish+ dhe kanë sjellë këtu kopetë, tufat dhe gjithë ç’kanë.’+ 33  Kur faraoni t’ju thërrasë e t’ju pyesë: ‘Me çfarë merreni?’, 34  përgjigjjuni: ‘Që nga rinia e deri tani, shërbëtorët e tu kanë rritur bagëti, siç kanë bërë paraardhësit tanë.’+ Kështu do t’ju lënë të banoni në vendin e Goshenit,+ sepse barinjtë e dhenve janë të neveritshëm për egjiptianët.»+

Shënimet

Ose «të gjithë ata që ishin me të».
Domethënë, do t’ia mbyllte sytë kur Jakobi të vdiste.
Domethënë, të Heliopolit.
Fjalë për fjalë «Bijtë». Ka mundësi të kishte edhe bij të tjerë, emrat e të cilëve nuk përmenden.
Ose «qau gjatë i përqafuar me të atin».