Zanafilla 7:1-24

  • Hyjnë në arkë (1-10)

  • Përmbytja globale (11-24)

7  Pastaj Jehovai i tha Noesë: «Hyr në arkë ti dhe gjithë familja jote, sepse kam parë se mes këtij brezi ti je i drejtë në sytë e mi.+  Nga çdo lloj kafshe të pastër merr shtatë,*+ mashkull dhe femër. Nga çdo kafshë të papastër merr vetëm dy, mashkullin dhe femrën.  Po ashtu, nga krijesat fluturuese të qiejve merr shtatë,* mashkull dhe femër, për t’i ruajtur gjallë pasardhësit e tyre në mbarë tokën,+  sepse vetëm pas shtatë ditësh do të sjell shi+ mbi tokë për 40 ditë e 40 net+ dhe do të fshij nga faqja e dheut çdo qenie të gjallë që kam bërë.»+  Kështu Noeja bëri gjithçka që i urdhëroi Jehovai.  Noeja ishte 600 vjeç kur u derdhën ujërat e përmbytjes në tokë.+  Kështu Noeja, djemtë e tij, e shoqja dhe gratë e djemve, hynë në arkë para se të derdheshin ujërat e përmbytjes.+  Kafshët e pastra dhe të papastra, krijesat fluturuese dhe çdo gjë që lëviz në tokë,+  hynë në arkë te Noeja dy nga dy, mashkull e femër, pikërisht siç e urdhëroi Perëndia Noenë. 10  Shtatë ditë më vonë ujërat e përmbytjes u derdhën mbi tokë. 11  Vitin e 600-të të jetës së Noesë, muajin e dytë, ditën e 17-të të muajit, pikërisht atë ditë shpërthyen gjithë burimet e ujërave të thella e të paana dhe u hapën portat e qiejve.+ 12  Mbi tokë ra shi për 40 ditë e 40 net. 13  Po atë ditë Noeja hyri në arkë bashkë me djemtë, Semin, Kamin dhe Jafetin,+ të shoqen dhe tri gratë e djemve.+ 14  Bashkë me ta hyri edhe çdo kafshë e egër sipas llojit të vet, çdo kafshë e butë sipas llojit të vet, çdo kafshë zvarritëse sipas llojit të vet, çdo krijesë fluturuese sipas llojit të vet, çdo zog dhe çdo krijesë me krahë. 15  Të gjitha krijesat e gjalla që kishin frymën e jetës,* shkuan në arkë te Noeja dy nga dy; 16  hynë mashkull e femër nga çdo lloj krijese e gjallë, pikërisht ashtu siç e urdhëroi Perëndia Noenë. Pas kësaj Jehovai e mbylli derën. 17  Përmbytja vazhdoi për 40 ditë mbi tokë; niveli i ujërave ngrihej e ngrihej dhe ato nisën ta mbanin arkën lart, e cila pluskonte mbi ujëra të thella. 18  Ujërat u bënë gjithnjë e më të furishme dhe vazhduan të ngriheshin, kurse arka pluskonte mbi ujëra. 19  Ujërat e përmbytën tokën aq shumë, sa u mbuluan të gjitha malet e larta nën tërë qiejt.+ 20  Ujërat u ngritën deri në 15 kute* mbi male. 21  Kështu mori fund çdo krijesë e gjallë* që lëvizte në tokë:+ krijesat fluturuese, kafshët e buta, kafshët e egra dhe krijesat e vogla që rrinin në tufa,* si dhe të gjithë njerëzit.+ 22  Çdo gjë në tokë të thatë që kishte në vrimat e hundës frymën e jetës,* mori fund.+ 23  Ai fshiu nga faqja e dheut çdo qenie të gjallë: njerëzit, kafshët,* kafshët zvarritëse dhe krijesat fluturuese të qiejve. Të gjitha u fshinë nga faqja e dheut.+ Mbijetuan vetëm Noeja dhe ata që ishin me të në arkë.+ 24  Ujërat e përmbytën tokën për 150 ditë.+

Shënimet

Një mundësi tjetër «merr shtatë çifte».
Një mundësi tjetër «merr shtatë çifte».
Ose «forcën e jetës».
Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Ka të ngjarë që kjo fjalë në hebraisht t’u referohet krijesave të vogla që rrinë në tufa të mëdha, të cilat gjenden në ajër, në ujë ose në tokë.
Ose «forcën e jetës».
Ose «kafshët katërkëmbëshe».