Zbulesa e Gjonit 1:1-20
1 Zbulesa* e Jezu Krishtit, të cilën Perëndia ia dha+ për t’u treguar skllevërve të vet+ çfarë do të ndodhë së shpejti. Jezui dërgoi engjëllin e tij, nëpërmjet të cilit ia paraqiti zbulesën me anë të shenjave skllavit të vet, Gjonit.+
2 Ky dëshmoi për fjalët që dha Perëndia e për dëshminë që dha Jezu Krishti, po, për gjithçka që pa.
3 Lum ai që i lexon me zë dhe ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie! Lum ata që zbatojnë çfarë është shkruar në të,+ sepse koha e caktuar është afër!
4 Gjoni, shtatë kongregacioneve*+ që janë në provincën e Azisë:
Paçi mirësi të pamerituar* dhe paqe nga «Ai që ishte, që është dhe që po vjen»,+ nga shtatë frymërat+ që janë përpara fronit të tij
5 dhe nga Jezu Krishti, «Dëshmitari Besnik»,+ «i parëlinduri nga të vdekurit»+ e «Sundimtari i mbretërve të tokës»!+
Atij që na do+ dhe që me gjakun e vet na çliroi nga mëkatet tona+—
6 dhe na bëri një mbretëri,+ priftërinj+ për Perëndinë dhe Atin e tij—po, atij i qoftë lavdia dhe fuqia përgjithmonë! Amin!
7 Ja, ai po vjen me retë+ dhe do ta shohë çdo sy, edhe ata që e shpuan tejpërtej; për shkak të tij, të gjitha fiset e tokës do të godasin gjoksin me hidhërim.+ Po, amin!
8 «Unë jam Alfa dhe Omega,*+—thotë Perëndia Jehova,*—Ai që ishte, që është dhe që po vjen, i Plotfuqishmi.»+
9 Unë Gjoni, vëllai juaj dhe i përndjekur bashkë me ju,*+ që do të marr pjesë në mbretëri+ dhe që kam treguar qëndrueshmëri+ si dishepull i Jezuit,+ isha në ishullin e quajtur Patmos, ngaqë kisha folur për Perëndinë dhe kisha dhënë dëshmi për Jezuin.
10 Nën frymëzim* u gjenda në ditën e Zotërisë dhe dëgjova pas meje një zë të fortë si ai i një trumbete
11 që thoshte: «Atë që sheh, shkruaje në rrotull dhe dërgojua shtatë kongregacioneve: në Efes,+ në Smirnë,+ në Pergam,+ në Tiatirë,+ në Sardë,+ në Filadelfia+ dhe në Laodice.»+
12 Kur u ktheva të shihja kush po më fliste, pashë shtatë shandanë të artë,+
13 dhe mes shandanëve pashë dikë që ngjante si bir njeriu.+ Ai kishte veshur një rrobë që i arrinte deri poshtë te këmbët dhe në kraharor mbante një brez të artë.
14 Koka dhe flokët i zbardhonin si lesh i bardhë, si borë, dhe sytë i kishte si flakë zjarri.+
15 Këmbët i kishte si bakri i kulluar+ kur flakëron në furrnaltë dhe zërin si ushtima e ujërave të shumta.
16 Në dorën e djathtë kishte shtatë yje+ dhe nga goja i dilte një shpatë me dy tehe, e gjatë dhe e mprehtë.+ Fytyra e tij ishte si dielli kur shkëlqen me gjithë fuqinë e tij.+
17 Sa e pashë, rashë si i vdekur te këmbët e tij.
Ai vuri dorën e djathtë mbi mua dhe më tha: «Mos ki frikë. Unë jam i Pari+ e i Fundit,+
18 dhe ai që jeton.+ Isha i vdekur,+ por ja, rroj në jetë të jetëve+ e kam çelësat e vdekjes dhe të Varrit.*+
19 Prandaj shkruaji gjërat që pe, ato që po ndodhin tani dhe ato që do të ndodhin pas këtyre.
20 Sa për sekretin e shenjtë të shtatë yjeve që pe në dorën time të djathtë dhe të shtatë shandanëve të artë, shtatë yjet përfaqësojnë engjëjt e shtatë kongregacioneve, kurse shtatë shandanët përfaqësojnë shtatë kongregacionet.+
Shënimet
^ Ose «Zbulimi».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «dashamirësi të pamerituar». Shih Fjalorthin.
^ Ose «A-ja dhe Zh-ja». Alfa është shkronja e parë e alfabetit grek, kurse Omega është shkronja e fundit.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Fjalë për fjalë «shtrëngime».
^ Ose «Nën ndikimin e frymës së shenjtë».
^ Ose «të Hadesit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.