Zbulesa e Gjonit 10:1-11

  • Një engjëll i fuqishëm me një rrotull të vogël (1-7)

    • «Pritja mori fund» (6)

    • Sekreti i shenjtë do të plotësohet (7)

  • Gjoni ha rrotullën e vogël (8-11)

10  Pashë një tjetër engjëll të fuqishëm që zbriste nga qielli, të veshur* me një re; mbi kokë kishte një ylber; fytyrën e kishte si dielli+ dhe këmbët si shtylla zjarri,  e mbante në dorë një rrotull të vogël të hapur. Ai e vuri këmbën e djathtë në det, kurse të majtën në tokë,  dhe thirri me zë të fortë, si një luan që ulërin.+ Sapo ai thirri, u dëgjuan zërat e shtatë bubullimave.+  Kur folën shtatë bubullimat, unë u bëra gati të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli+ që tha: «Vulosi gjërat që thanë shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj.»  Engjëlli që pashë të qëndronte mbi det e mbi tokë, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit  dhe u betua për Atë që rron në jetë të jetëve,+ që krijoi qiellin dhe gjithçka në të, tokën dhe gjithçka në të, detin dhe gjithçka në të:+ «Pritja mori fund.  Në ditët kur engjëlli i shtatë+ të jetë gati t’i bjerë trumbetës,+ do të plotësohet sekreti i shenjtë+ që Perëndia ua shpalli si lajm të mirë skllevërve të tij, profetëve.»+  Zëri që dëgjova nga qielli,+ më foli sërish e më tha: «Shko, merre rrotullën e hapur që ka në dorë engjëlli që qëndron mbi det e mbi tokë.»+  Vajta tek engjëlli e i kërkova të më jepte rrotullën e vogël. Ai më tha: «Merre dhe haje;+ do të ta hidhërojë stomakun, por në gojën tënde do të jetë e ëmbël si mjalti.» 10  Unë e mora rrotullën e vogël nga dora e engjëllit dhe e hëngra.+ Ajo ishte e ëmbël si mjalti në gojën time,+ por, pasi e hëngra, m’u hidhërua stomaku. 11  Ata më thanë: «Profetizo përsëri për popuj, kombe, gjuhë dhe shumë mbretër.»

Shënimet

Ose «i mbështjellë».