Zbulesa e Gjonit 17:1-18

  • Gjykimi i «Babilonisë së Madhe» (1-18)

    • Prostituta e madhe ulet mbi bishën me ngjyrë të kuqe të ndezur (1-3)

    • Bisha ishte, nuk është, por ngjitet nga humnera (8)

    • Dhjetë brirët do të luftojnë kundër Qengjit (12-14)

    • Dhjetë brirët do ta urrejnë prostitutën (16, 17)

17  Njëri nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat+ erdhi e më tha: «Eja dhe do të të tregoj gjykimin e prostitutës së madhe që rri ulur mbi shumë ujëra.+  Mbretërit e tokës kryen me të imoralitet seksual,*+ kurse banorët e tokës u dehën me verën e imoralitetit të saj seksual.»*+  Me anë të fuqisë së frymës, ai më çoi në shkretëtirë. Pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë me ngjyrë të kuqe të ndezur, e cila ishte plot me emra blasfemues* dhe kishte shtatë kokë e dhjetë brirë.  Gruaja ishte e veshur me veshje të purpurta*+ e me të kuqe të ndezur, dhe ishte e stolisur me ar, me gurë të çmuar e margaritarë.+ Kishte në dorë një kupë prej ari plot me gjëra të pështira dhe me ndyrësitë e imoralitetit të saj seksual.*  Mbi ballë kishte të shkruar një emër, një mister: «Babilonia e Madhe, nëna e prostitutave+ dhe e gjërave të neveritshme të tokës.»+  Pashë që gruaja ishte dehur me gjakun e të shenjtëve dhe me gjakun e dëshmitarëve të Jezuit.+ Kur e pashë, u çudita shumë.  Kështu engjëlli më tha: «Pse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas+ dhe të bishës që e mban dhe që ka shtatë kokë e dhjetë brirë.+  Bisha që pe, ishte, por nuk është, e megjithatë është gati të ngjitet nga humnera+ dhe do të shkojë drejt shkatërrimit. Banorët e tokës—emrat e të cilëve nuk janë të shkruar në rrotullën e jetës+ që nga themelimi i botës—do të mrekullohen kur të shohin se bisha që ishte, por që nuk është, do të shfaqet përsëri.  Këtu duhet një mendje e mençur:* shtatë kokat+ përfaqësojnë shtatë male, sipër të cilave ulet gruaja, 10  dhe ato janë shtatë mbretër: pesë kanë rënë, njëri është, e tjetri nuk ka ardhur ende, por kur të vijë, do të mbetet për pak kohë. 11  Bisha që ishte, por që nuk është,+ është mbreti i tetë, por vjen nga të shtatët, dhe shkon drejt shkatërrimit. 12  Kurse dhjetë brirët që pe, përfaqësojnë dhjetë mbretër. Këta ende nuk kanë marrë ndonjë mbretëri, por do të marrin autoritet si mbretër, bashkë me bishën, vetëm për një orë. 13  Ata kanë një mendim të vetëm, e kështu fuqinë dhe autoritetin e tyre ia japin bishës. 14  Ata do të luftojnë me Qengjin,+ por, meqë është Zotëri i zotërinjve dhe Mbret i mbretërve,+ Qengji do të dalë fitimtar mbi ta;+ do të dalin fitimtarë edhe të thirrurit, të zgjedhurit dhe besnikët që janë me të.»+ 15  Ai më tha: «Ujërat që pe, ku rri ulur prostituta, përfaqësojnë popuj, turma, kombe dhe gjuhë.+ 16  Dhjetë brirët+ që pe dhe bisha,+ do ta urrejnë prostitutën;+ do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq; do të hanë mishrat e saj e do ta djegin krejtësisht me zjarr.+ 17  Në fakt Perëndia u shtiu në zemër që ata të përmbushin mendimin e tij,+ madje të përmbushin edhe mendimin e tyre, duke i dhënë bishës mbretërinë e tyre,+ derisa të jenë plotësuar fjalët e Perëndisë. 18  Kurse gruaja+ që pe, përfaqëson qytetin e madh, që mbretëron mbi mbretërit e tokës.»

Shënimet

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «duhet zgjuarsi e mençuri».