Zbulesa e Gjonit 18:1-24

  • Rënia e ‘Babilonisë së Madhe’ (1-8)

    • «Dilni prej saj, o populli im» (4)

  • Vajtojnë për rënien e Babilonisë (9-19)

  • Në qiell gëzojnë për rënien e Babilonisë (20)

  • Babilonia do të flaket në det si gur (21-24)

18  Pas kësaj, pashë një engjëll tjetër të zbriste nga qielli me autoritet të madh, dhe lavdia e tij ndriçoi tokën.  Ai thërriti me një zë të fortë: «Ra! Ra Babilonia e Madhe!+ Ajo është bërë vendbanimi i demonëve, strofka e çdo fryme* të ndyrë dhe e çdo zogu të papastër e të urryer!+  Pasi të gjitha kombet ranë viktimë e verës së pasionit* të imoralitetit të saj seksual,*+ dhe mbretërit e tokës kryen imoralitet me të,+ ndërsa tregtarët* e tokës u pasuruan falë luksit të saj të pamasë e të shfrenuar.»  Dëgjova një zë tjetër nga qielli që tha: «Dilni prej saj, o populli im,+ nëse nuk doni të merrni pjesë në mëkatet e saj dhe nëse nuk doni të vuani nga plagët që do t’i bien asaj,+  sepse mëkatet e saj janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell,+ dhe Perëndia i solli ndër mend veprat e saj të padrejta.*+  Trajtojeni atë ashtu siç i trajtoi ajo të tjerët,+ po, kthejani dyfish gjërat që bëri;+ në kupën+ që përgatiti pijen, hidhini dyfishin e pijes.+  Në atë masë që i dha lavdi vetes dhe jetoi në luks të shfrenuar, në po atë masë jepini mundime e vajtim, sepse ajo thotë me vete:* ‘Ulem si mbretëreshë. Nuk jam vejushë e nuk do të vajtoj kurrë.’+  Ja pse në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekje, vajtim dhe zi buke. Ajo do të digjet plotësisht me zjarr,+ sepse Perëndia Jehova* që e gjykoi, është i fortë.+  Mbretërit e tokës, që kryen me të imoralitet seksual* dhe jetuan me të në luks të shfrenuar, do të qajnë e do të godasin kraharorin nga hidhërimi kur të shohin tymin që del nga djegia e saj. 10  Ata do të rrinë larg nga frika e mundimit të saj dhe do të thonë: ‘Mjerë, mjerë ti, o qytet i madh,+ o Babiloni, qytet i fortë, sepse në një orë të vetme erdhi gjykimi yt!’ 11  Edhe tregtarët e tokës do të qajnë e do të vajtojnë për të, sepse askush nuk do t’u blejë më mallrat, 12  të gjitha mallra prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, lino të hollë* dhe veshje të purpurta,* mëndafsh e copë të kuqe të ndezur; çdo gjë prej druri erëmirë, çdo lloj sendi prej fildishi, prej druri shumë të çmuar, prej bakri, hekuri dhe mermeri; 13  po ashtu edhe kanellë, erëz Indie,* temjan, vaj aromatik, temjan të bardhë, verë, vaj ulliri, miell të mirë, grurë, bagëti, dele, kuaj, karroca, skllevër dhe njerëz të tjerë. 14  Po, gjërat e mira* që dëshiroje, t’u hoqën dhe gjithçka e zgjedhur e luksoze mori fund për ty, e s’do të gjendet më kurrë. 15  Tregtarët që shitnin këto gjëra, të cilët u pasuruan prej saj, do të rrinë larg nga frika e mundimit të saj dhe do të qajnë e do të vajtojnë: 16  ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh, i veshur me lino të hollë, me veshje të purpurta e me të kuqe të ndezur, dhe plot stoli ari, gurë të çmuar e margaritarë,+ 17  sepse në një orë të vetme u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!’ Çdo kapiten anijeje, të gjithë ata që lundrojnë, detarët dhe të gjithë ata që sigurojnë jetesën prej detit, rrinin larg 18  e thërritnin teksa shihnin tymin që dilte nga djegia e saj: ‘E ku ka qytet që t’i përngjajë qytetit të madh?!’ 19  Ata hidhnin pluhur mbi kokë dhe qanin e vajtonin: ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh, i cili me salltanetet e veta pasuroi gjithë ata që kishin anije në det, sepse u shkretua në një orë të vetme!’+ 20  Gëzo për atë që i ndodhi asaj, o qiell,+ edhe ju të shenjtë,+ ju apostuj dhe ju profetë, sepse për hirin tuaj Perëndia shpalli gjykimin e saj!»+ 21  Një engjëll i fortë ngriti një gur që ngjante si gur mulliri, dhe e flaku në det, duke thënë: «Ja, po kaq vrullshëm do të flaket tej Babilonia, qyteti i madh, dhe s’do të gjendet më kurrë.+ 22  Te ti nuk do të dëgjohet më kurrë zëri i këngëtarëve që u bien harpave, i flautistëve, i trumbetarëve dhe i muzikantëve të tjerë. Te ti nuk do të gjendet më asnjë artizan i çfarëdo zanati dhe nuk do të dëgjohet më asnjë zhurmë gurësh mulliri. 23  Te ti nuk do të ndriçojë më asnjë dritë llambe dhe nuk do të dëgjohet më asnjë zë dhëndri e nuseje. Kjo do të ndodhë sepse tregtarët e tu ishin paria e tokës dhe sepse të gjitha kombet u mashtruan nga zakonet e tua spiritiste.+ 24  Po, në atë qytet u gjend gjaku i profetëve, i të shenjtëve+ dhe i tërë atyre që u vranë pa mëshirë mbi tokë.»+

Shënimet

Një mundësi tjetër «frymëmarrjeje; kundërmimi; thënieje të frymëzuar».
Ose «së zemërimit».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «tregtarët shëtitës».
Ose «krimet e saj».
Fjalë për fjalë «thotë në zemër».
Ose «cilësore».
Ose «ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «kardamom».
Fjalë për fjalë «fryti i pjekur».