Zbulesa e Gjonit 19:1-21

  • Lëvdoni Jah për gjykimet e tij (1-10)

    • Martesa e Qengjit (7-9)

  • Kalorësi mbi një kalë të bardhë (11-16)

  • Darka e madhe e Perëndisë (17, 18)

  • Bisha mundet (19-21)

19  Pas kësaj, dëgjova një zë të fortë si i një shumice të madhe në qiell që thoshte: «Lëvdoni Jah!*+ Shpëtimi, lavdia dhe fuqia i përkasin Perëndisë tonë,  sepse gjykimet e tij janë të vërteta e të drejta.+ Në fakt ai ekzekutoi gjykimin mbi prostitutën e madhe që e korruptoi tokën me imoralitetin e saj seksual,* dhe mori hak për gjakun e skllevërve të tij, që ajo ka derdhur me duart e saj.»*+  E në çast tha për herë të dytë: «Lëvdoni Jah!*+ Tymi i saj ngjitet në jetë të jetëve.»+  Atëherë 24 pleqtë+ dhe katër krijesat e gjalla+ u përkulën dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur në fron, me fjalët: «Amin! Lëvdoni Jah!»*+  Gjithashtu nga froni doli një zë që tha: «Thurini lavde Perëndisë tonë, të gjithë ju skllevër të tij+ që e nderoni thellësisht atë,* të vegjël e të mëdhenj!»+  Dëgjova një zë si i një shumice të madhe, si zhurma e ujërave të shumta dhe si gjëmimi i bubullimave të forta. Ata thanë: «Lëvdoni Jah!*+ Jehovai,* Perëndia ynë, i Plotfuqishmi,+ ka nisur të mbretërojë!+  Le të gëzojmë e të ngazëllojmë, le t’i japim lavdi atij, sepse erdhi martesa e Qengjit dhe nusja është gati.  Po, asaj i është lejuar të vishet me lino të shndritshme, të pastër e të hollë, sepse linoja e hollë përfaqëson veprat e drejta të të shenjtëve.»+  Ai* më tha: «Shkruaj: lum ata që janë ftuar në darkën e martesës së Qengjit!»+ Gjithashtu, më tha: «Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.» 10  Atëherë u përkula para këmbëve të tij që ta adhuroja. Por ai më tha: «Kujdes! Mos e bëj!+ Unë s’jam veçse shoku yt i skllavërisë dhe i vëllezërve të tu, të cilët japin dëshmi për Jezuin.+ Perëndinë adhuro!+ Në fakt dëshmia për Jezuin është qëllimi i profecive.»*+ 11  Pashë qiellin të hapur dhe ja, një kalë i bardhë.+ Ai që kalëronte mbi të quhet Besnik+ e i Vërtetë,+ dhe gjykon e lufton me drejtësi.+ 12  Sytë e tij janë si flakë zjarri,+ e mbi kokë ka shumë diadema.* Ai ka një emër të shkruar që përveç tij askush tjetër nuk e di, 13  dhe mban veshur një rrobë të njollosur* me gjak; ai quhet Fjala+ e Perëndisë. 14  Ushtritë qiellore e ndiqnin mbi kuaj të bardhë dhe ishin veshur me lino të bardhë, të pastër e të hollë. 15  Nga goja e tij del një shpatë e gjatë dhe e mprehtë,+ që të godasë kombet me të. Ai do të mbretërojë mbi to* me një shkop të hekurt+ dhe do t’i shtypë në shtypësen e rrushit të zemërimit të furishëm të Perëndisë së Plotfuqishëm.+ 16  Mbi rrobë, mbi kofshë, ai ka të shkruar një emër «Mbret i mbretërve dhe Zotëri i zotërinjve».+ 17  Pashë edhe një engjëll që qëndronte mes rrezeve të diellit, i cili thërriti me zë të fortë e u tha gjithë zogjve që fluturojnë në mes të qiellit: «Ejani këtu, mblidhuni bashkë për darkën e madhe të Perëndisë,+ 18  që të hani mishin e mbretërve, të komandantëve ushtarakë, të njerëzve të fortë,+ mishin e kuajve dhe të kalorësve,+ mishin e të gjithëve, të lirë e skllevër, të vegjël e të mëdhenj.» 19  Pashë bishën, mbretërit e tokës dhe ushtritë e tyre të mbledhura së bashku për të luftuar kundër atij që kalëronte mbi kalë dhe kundër ushtrisë së tij.+ 20  Bisha u kap e bashkë me të edhe profeti i rremë,+ që kreu para saj shenjat me të cilat mashtroi ata që morën damkën e bishës+ dhe ata që adhurojnë shëmbëlltyrën e saj.+ Ata i hodhën që të dy të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur.+ 21  Kurse të tjerët u vranë me shpatën e gjatë që dilte nga goja e atij që kalëron.+ Dhe gjithë zogjtë u ngopën me mishin e tyre.+

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nga duart e saj».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Fjalë për fjalë «i frikësoheni atij». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
I referohet engjëllit.
Ose «është ajo që frymëzon profecinë».
Ose «kurora mbretërore».
Një mundësi tjetër «të spërkatur».
Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».