Zbulesa e Gjonit 8:1-13

  • Hapet vula e shtatë (1-6)

  • Engjëjt u bien katër trumbetave të para (7-12)

  • Shpallen tre mjerime (13)

8  Kur ai+ hapi vulën e shtatë,+ në qiell ra heshtje për rreth gjysmë ore.  Atëherë pashë shtatë engjëjt+ që qëndronin para Perëndisë, të cilëve iu dhanë shtatë trumbeta.  Një engjëll tjetër, që mbante një temjanicë ari, erdhi e qëndroi pranë altarit.+ Atij iu dha një sasi e madhe temjani,+ që ta paraqiste mbi altarin e artë që ishte para fronit,+ ndërkohë që dëgjoheshin lutjet e të shenjtëve.  Nga dora e engjëllit, tymi i temjanit u ngjit para Perëndisë, bashkë me lutjet+ e të shenjtëve.  Menjëherë, engjëlli mori temjanicën, e mbushi me thëngjij të ndezur* nga altari dhe i vërviti në tokë; u dëgjuan bubullima, zëra, e pati vetëtima+ dhe një tërmet.  Atëherë shtatë engjëjt u bënë gati t’u binin shtatë trumbetave.+  I pari i ra trumbetës. Në tokë ra breshër e zjarr i përzier me gjak;+ u dogj një e treta e tokës, një e treta e pemëve dhe gjithë bimësia e gjelbër.+  Engjëlli i dytë i ra trumbetës. Në det ra diçka që i ngjante një mali të madh që ishte në flakë;+ një e treta e detit u bë gjak,+  një e treta e krijesave të gjalla* në det ngordhën+ dhe një e treta e anijeve u shpartalluan. 10  Engjëlli i tretë i ra trumbetës. Mbi një të tretën e lumenjve dhe mbi burimet e ujërave ra nga qielli një yll i madh që digjej si pishtar.+ 11  Emri i yllit ishte Pelin. Kështu, një e treta e ujërave u kthyen në pelin dhe shumë njerëz vdiqën ngaqë ujërat u bënë të hidhura.+ 12  Engjëlli i katërt i ra trumbetës. Një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve u goditën+ që të errësoheshin,+ e që një e treta e ditës të mos kishte dritë, e po njësoj edhe nata. 13  Pashë një shqiponjë që fluturonte në mes të qiellit dhe e dëgjova të thoshte me zë të lartë: «Mjerë! Mjerë! Mjerë+ ata që banojnë në tokë, sepse pas pak do të dëgjohen buçimat e trumbetave të tjera që do t’u bien tre engjëjt!»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «me zjarr».
Ose «e krijesave që kanë shpirt». Shih Fjalorthin, «Shpirti».