Zbulesa e Gjonit 9:1-21
9 Engjëlli i pestë i ra trumbetës.+ Pashë një yll që kishte rënë nga qielli në tokë, të cilit iu dha çelësi i humnerës.+
2 Ai hapi humnerën dhe prej saj doli tym si nga një furrnaltë që errësoi diellin+ dhe ajrin.
3 Nga tymi dolën karkaleca që u vërsulën drejt tokës;+ atyre iu dha fuqi,* e njëjta fuqi si ajo e akrepave të tokës,
4 dhe iu tha të mos dëmtonin bimësinë e tokës, asgjë të gjelbër apo ndonjë pemë, por vetëm njerëzit që nuk kanë vulën e Perëndisë në ballë.+
5 Karkalecave nuk iu lejua t’i vritnin ata, por t’i mundonin për pesë muaj, siç e mundon njeriun pickimi i akrepit.+
6 Ato ditë, njerëzit do ta kërkojnë vdekjen, por s’do ta gjejnë kurrsesi. Do të duan të vdesin, por vdekja do t’ia mbathë prej tyre.
7 Karkalecat ngjanin me kuaj gati për betejë;+ në kokë mbanin kurora si prej ari, fytyrën e kishin si të njeriut,
8 flokët si të grave, dhëmbët si të luanëve+
9 dhe parzmoret i kishin si prej hekuri. Zhurma e krahëve të tyre i ngjante zhurmës së karrocave me kuaj që rendin drejt betejës.+
10 Gjithashtu kishin bishta e thumba si të akrepave; në bishtat e tyre gjendej fuqia* për t’i munduar njerëzit për pesë muaj.+
11 Në krye kishin një mbret, engjëllin e humnerës,+ që në hebraisht quhet Abadon,* kurse në greqisht Apolion.*
12 Mjerimi i parë kaloi. Ja, po vijnë edhe dy mjerime+ pas këtyre gjërave.
13 Engjëlli i gjashtë+ i ra trumbetës.+ Nga brirët e altarit prej ari+ që është para Perëndisë, u dëgjua një zë,
14 i cili i tha engjëllit të gjashtë që kishte trumbetën: «Zgjidhi katër engjëjt që janë lidhur pranë lumit të madh Eufrat.»+
15 Atëherë katër engjëjt që ishin gati për këtë orë, ditë, muaj dhe vit, ai i zgjidhi që të vritnin një të tretën e njerëzve.
16 E dëgjova numrin e ushtrisë së kalorësve: ishte 20.000 herë 10.000.*
17 Ja si m’u shfaqën në vegim* kuajt dhe kalorësit e tyre: me parzmore të kuqe flakë, blu si hiacinti dhe të verdhë si squfuri, me koka si të luanëve,+ dhe nga goja u dilte zjarr, tym e squfur.
18 Nga këto tri plagë, nga zjarri, nga tymi dhe nga squfuri që u dilte nga goja, u vranë një e treta e njerëzve.
19 Në fakt fuqia e kuajve gjendej te goja dhe te bishti, sepse bishtat i kishin si gjarpërinj me koka, me të cilat godisnin njerëzit.
20 Megjithatë njerëzit e tjerë që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u penduan për veprat e duarve të tyre; nuk hoqën dorë nga adhurimi i demonëve dhe i idhujve prej ari, argjendi, bakri, guri dhe druri, të cilët as mund të shohin, as mund të dëgjojnë e as mund të ecin.+
21 Nuk u penduan e nuk hoqën dorë nga vrasjet, nga zakonet spiritiste, nga imoraliteti seksual* dhe as nga vjedhjet.
Shënimet
^ Ose «autoritet».
^ Ose «autoriteti».
^ Do të thotë «shkatërrues».
^ Do të thotë «shkatërrim».
^ Domethënë, 200.000.000.
^ Shih Fjalorthin.
^ Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.