PYETJA 11
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
«Kur fryma i del, njeriu kthehet prapë në dhé; po atë ditë merr fund çdo mendim i tij.»
«Të gjallët e dinë se do të vdesin, kurse të vdekurit s’dinë asgjë. . . . Gjithë sa dora jote gjen për të bërë, bëje me tërë fuqinë që ke, sepse nuk ka as punë, as plan, as njohuri, as mençuri në Varr ku po shkon.»
«[Jezui] shtoi: ‘Lazari, miku ynë, ka rënë në gjumë, prandaj unë po shkoj atje që ta zgjoj.’ Megjithatë, Jezui foli për vdekjen e Lazarit, kurse ata kujtuan se ai thjesht po flinte e po pushonte. Prandaj Jezui ua tha hapur: ‘Lazari ka vdekur.’»