Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PYETJA 17

Si mund ta ndihmojë Bibla familjen tënde?

BASHKËSHORTËT/BABALLARËT

«Në të njëjtën mënyrë, burrat duhet t’i duan gratë e tyre si vetë trupat e tyre. Burri që do gruan, do veten, se asnjë burrë nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të. . . . Secili nga ju duhet ta dojë gruan si veten.»

Efesianëve 5:​28, 29, 33

«Ju, etër, mos i acaroni fëmijët tuaj, por vazhdoni t’i rritni me disiplinën dhe me këshillat e Jehovait.»

Efesianëve 6:4

BASHKËSHORTET

«Gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin.»

Efesianëve 5:33

«Ju, gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotërinë.»

Kolosianëve 3:18

FËMIJËT

«Fëmijë, bindjuni prindërve në unitet me Zotërinë, sepse kjo është e drejtë. ‘Ndero babanë dhe nënën tënde’ është urdhërimi i parë me premtimin: ‘Që të kesh sukses dhe të jetosh gjatë në tokë.’»

Efesianëve 6:​1-3

«Ju, fëmijë, bindjuni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotërinë.»

Kolosianëve 3:20