PYETJA 1
Kush është Perëndia?
«Le ta dinë të gjithë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën.»
«Pranoni që Jehovai është Perëndia. Na ka bërë ai dhe atij i përkasim.»
«Unë jam Jehovai. Ky është emri im; lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër, as lëvdimin që më takon, shëmbëlltyrave të skalitura.»
«Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.»
«Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.»
«Ngrini sytë drejt qiellit dhe shikoni. Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve dhe që e di numrin e tyre të saktë; Ai i thërret të gjithë me emër. Falë energjisë së tij të jashtëzakonshme dhe fuqisë së tij të mahnitshme, nuk mungon asnjë prej tyre.»