PYETJA 14
Si t’i përdorësh me mençuri të mirat që ke?
«Kush është i dhënë pas qejfeve, do të varfërohet, dhe kush është i dhënë pas verës dhe vajit, nuk do të pasurohet.»
«Huamarrësi është skllav i huadhënësit.»
«Kush nga ju, kur dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë që të llogaritë shpenzimet për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta përfunduar? Përndryshe mund t’i hedhë themelet, por mund të mos jetë në gjendje ta mbarojë. Atëherë të gjithë do ta shohin e do të fillojnë ta tallin dhe t’i thonë: ‘Ky njeri nisi të ndërtonte, por nuk ishte në gjendje ta mbaronte.’»
«Kur mbaruan së ngrëni, ai u tha dishepujve: ‘Mblidhni copat që tepruan, që asgjë të mos shkojë dëm.’»