Ç’duhet të kesh që familja jote të jetë e lumtur?

Ç’duhet të kesh që familja jote të jetë e lumtur?

Si mendon, duhet të kesh:

  • dashuri?

  • para?

  • diçka tjetër?

BIBLA THOTË:

«Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»​—Luka 11:28, Përkthimi Bota e Re.

Ç’TË MIRA TË SJELL KJO?

Dashuri të vërtetë.​—Efesianëve 5:28, 29.

Respekt të thellë.​—Efesianëve 5:33.

Besim reciprok.​—Marku 10:6-9.

A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja dy arsye:

  • Zoti është Themeluesi i familjes. Bibla thotë se nga Perëndia Jehova «merr emër çdo familje». (Efesianëve 3:14, 15) Me fjalë të tjera, familja ekziston sepse e krijoi Jehovai. Pse është e rëndësishme ta dimë këtë?

    Mendo: po ha një gjellë të shijshme dhe dëshiron të dish përbërësit e saj, kë do të pyesje? Atë që e ka gatuar, apo jo?

    Po kështu, për të kuptuar çfarë e bën të lumtur një familje, bëjmë mirë të pyesim Jehovain, atë që e themeloi këtë institucion.​—Zanafilla 2:18-24.

  • Zoti interesohet për ty. Familjet tregohen të mençura nëse kërkojnë këshillat e Jehovait që gjenden në Fjalën e Tij. Pse? «Sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:6, 7) Jehovai ka merak për ty dhe këshillat e tij nuk dështojnë asnjëherë!​—Proverbat 3:5, 6; Isaia 48:17, 18.

MENDO PAK

Si mund të jesh një bashkëshort, bashkëshorte ose prind i mirë?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje tek EFESIANËVE 5:1, 2 dhe te KOLOSIANËVE 3:18-21.