Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

A mendon se është . . .

  • diçka brenda zemrës sate?

  • një shprehje simbolike?

  • një qeveri në qiell?

BIBLA THOTË:

«Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë.»​—Danieli 2:44, Përkthimi Bota e Re.

«Na është dhënë një bir dhe mbi supet e tij do të jetë qeveria.»​—Isaia 9:6; shënimi, Përkthimi Bota e Re, anglisht.

ÇFARË DO TË BËJË KJO MBRETËRI PËR TY?

  • Do të qeverisë me drejtësi në dobinë tënde.​—Isaia 48:17, 18.

  • Do të sjellë një botë të re ku do të gëzosh shëndet të përsosur dhe lumturi.​—Zbulesa 21:3, 4.

A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja dy arsye:

  • Jezui tregoi me fjalë e me vepra se çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë. Jezui u mësoi dishepujve të luteshin që të vinte Mbretëria e Perëndisë dhe që vullneti i Tij të bëhej në tokë. (Mateu 6:9, 10) Jezui tregoi si do të merrte përgjigje kjo lutje.

    Kur ishte në tokë, Jezui ushqeu të uriturit, shëroi të sëmurët dhe ringjalli të vdekurit. (Mateu 15:29-38; Gjoni 11:38-44) Si Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Perëndisë, Jezui dha një pamje të mrekullueshme paraprake se çfarë do të bëjë kjo Mbretëri për nënshtetasit e saj.​—Zbulesa 11:15.

  • Kushtet e botës japin prova se Mbretëria e Perëndisë do të vijë së shpejti. Jezui paratha që pak para se Mbretëria të sillte paqe në tokë, do të kishte luftëra, uri dhe tërmete në gjithë botën.​—Mateu 24:3, 7.

    Sot e shohim me sytë tanë këtë gjendje të mjerë. Ndaj mund të jemi të sigurt se së shpejti Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund të gjitha problemeve që kemi.

MENDO PAK

Si do të jetë bota nën Mbretërinë e Perëndisë?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te PSALMI 37:29 dhe tek ISAIA 65:21-23.