«Perëndia . . . do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:3, 4, Përkthimi Bota e Re.
KY PREMTIM TË JEP
Siguri se nuk i shkakton Zoti problemet.—Jakovi 1:13.
Ngushëllim se dimë që Perëndia na kupton kur vuajmë.—Zakaria 2:8.
Zoti i urren vuajtjet dhe padrejtësitë. Mendo si ndihej Perëndia Jehova kur popullin e tij në kohët biblike e keqtrajtonin. Bibla thotë se ai vuante ngaqë «i shkelnin me këmbë.»—Gjykatësve 2:18.
Perëndia nuk i duron dot ata që u bëjnë keq të tjerëve. Për shembull, Bibla thotë se ai i urren «duart që derdhin gjak të pafaj».—Proverbat 6:16, 17.
Zoti interesohet për ty. Bibla thotë: «Gjithsecili e njeh plagën dhe dhembjen e vet». Por, edhe Jehovai i di hallet e tua.—2 Kronikave 6:29, 30.
Së shpejti, me anë të Mbretërisë së tij, Jehovai do t’i zhdukë vuajtjet e çdo personi. (Mateu 6:9, 10) Ndërkohë, i ngushëllon me dashuri ata që kërkojnë me gjithë zemër mbështetjen e tij.—Veprat 17:27; 2 Korintasve 1:3, 4.