«Mbarë bota është nën pushtetin e Djallit.»—1 Gjonit 5:19, Bibla Simon Filipaj.
«Është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.»—1 Gjonit 3:8, Diodati i Ri.
KËTO TË VËRTETA TË JAPIN
Shpjegim logjik për problemet në botë.—Zbulesa 12:12.
Arsye për të besuar se bota do të përmirësohet.—1 Gjonit 2:17.
A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?
Po! Ja tri arsye:
Sundimin e Satana Djallit e pret shkatërrimi. Jehovai është i vendosur t’i japë fund pushtetit që ka Satanai mbi njerëzimin. Ai premton ‘të asgjësojë Djallin’ dhe të çrrënjosë plotësisht të këqijat që Djalli ka sjellë.—Hebrenjve 2:14, Përkthimi Bota e Re.
Zoti ka zgjedhur Jezu Krishtin për të qeverisur botën. Jezui është krejt e kundërta e sundimtarit të tanishëm mizor dhe egoist. Për mbretërimin e Jezuit, Perëndia premton: «Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri. . . . Nga shtypja dhe dhuna, do t’ua shpengojë shpirtin.»—Psalmi 72:13, 14.
Zoti nuk mund të gënjejë. Bibla e thotë qartë: «Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.» (Hebrenjve 6:18) Kur Jehovai premton të bëjë diçka, është punë e mbaruar. (Isaia 55:10, 11) «Sundimtari i kësaj bote do të dëbohet.»—Gjoni 12:31.
MENDO PAK
Si do të jetë bota pasi të zhduket sundimtari i saj?