MËSIMI 03
A mund t’i besosh Biblës?
Bibla është plot me premtime dhe këshilla. Mbase je kurioz të dish çfarë mëson ajo, por ke edhe dyshimet e tua. A ia vlen t’u besosh premtimeve dhe këshillave të një libri kaq të vjetër? A thua të ndihmon Bibla të bësh një jetë më të lumtur, tani dhe në të ardhmen? Miliona veta mendojnë se po. Të ftojmë të shqyrtosh disa prova që mund t’u përgjigjen pikëpyetjeve të tua.
1. Bibla—Një libër me fakte apo me përralla?
Bibla thotë se përmban «fjalë të sakta të së vërtetës». (Eklisiastiu 12:10) Në të tregohen ngjarje reale, me njerëz që kanë ekzistuar vërtet. (Lexo Lukën 1:3; 3:1, 2.) Shumë historianë dhe arkeologë kanë konfirmuar se ajo që thotë Bibla për data, njerëz, vende dhe ngjarje të rëndësishme është plotësisht e saktë.
2. Pse mund të themi se Biblës nuk i ka ikur koha?
Shpesh gjërat që përmend Bibla ishin mjaft të përparuara për kohën kur u shkruan. Për shembull, në të flitet shkurtimisht për disa argumente shkencore që shumica e njerëzve në atë kohë i mendonin ndryshe. Ama shkenca moderne ka vërtetuar se Bibla është e saktë. Ajo është përherë ‘e besueshme, tani e përgjithmonë’.—Psalmi 111:8.
3. Pse mund t’i besosh asaj që thotë Bibla për të ardhmen?
Bibla ka profeci a që parathonë «gjërat që ende nuk kanë ndodhur». (Isaia 46:10) Ajo paratha me saktësi shumë ngjarje historike, goxha kohë para se të ndodhnin. Gjithashtu përshkroi fill e për pe gjendjen në të cilën ndodhet bota sot. Në këtë mësim do të shqyrtojmë disa prej profecive të Biblës. Saktësia e tyre të lë pa fjalë.
SHQYRTO MË TEJ
Le të shohim si përputhet shkenca moderne me Biblën dhe të shqyrtojmë nga afër disa profeci të jashtëzakonshme të Biblës.
4. Shkenca bie dakord me Biblën
Në lashtësi, shumica e njerëzve besonin se toka mbështetej mbi diçka. Shihni VIDEON.
Vër re se çfarë thuhej në librin e Jobit rreth 3.500 vjet më parë. Lexoni Jobin 26:7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Çfarë ka të veçantë pohimi se toka është e varur në asgjë?
Cikli i qarkullimit të ujit u kuptua tamam në vitet 1800. Megjithatë shiko ç’kishte thënë Bibla mijëra vjet më parë. Lexoni Jobin 36:27, 28 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
-
Çfarë të bën më shumë përshtypje te ky përshkrim i thjeshtë i qarkullimit të ujit?
-
A ta forcojnë besimin te Bibla shkrimet që sapo lexove?
5. Bibla paratha ngjarje të rëndësishme
Lexoni Isainë 44:27–45:2 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Cilat hollësi për pushtimin e Babilonisë paratha Bibla 200 vjet para se ai të ndodhte?
Historia vërteton se Kiri, mbreti i Persisë, bashkë me ushtrinë e tij pushtuan qytetin e Babilonisë në vitin 539 p.e.s. b Ata devijuan lumin që mbronte qytetin. Pastaj hynë në qytet nga portat që ishin harruar hapur dhe e pushtuan pa luftë. Sot që kanë kaluar 2.500 vjet, Babilonia është ende një grumbull rrënojash. Le të shohim si e kishte parathënë Bibla këtë.
Lexoni Isainë 13:19, 20 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Si është përmbushur profecia për Babiloninë?
6. Bibla paratha gjëra që po ndodhin sot
Bibla e quan kohën tonë «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Të shohim çfarë kishte parathënë për këtë kohë.
Lexoni Mateun 24:6, 7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Cilat ngjarje ishin parathënë për ditët e fundit?
Lexoni 2 Timoteut 3:1-5 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
-
Si do të silleshin njerëzit gjatë ditëve të fundit?
-
Cilat nga këto sjellje ke vënë re?
DISA THONË: «Bibla është një libër me përralla dhe legjenda.»
-
Çfarë të bind më shumë se mund t’i besosh Biblës?
PËRMBLEDHJE
Historia, shkenca dhe profecitë tregojnë se mund t’i besosh Biblës.
Si do të përgjigjeshe?
-
A është Bibla libër me fakte apo me përralla?
-
Në cilat gjëra shkenca bie dakord me Biblën?
-
A mendon se Bibla parathotë të ardhmen? Pse?
EKSPLORO
A ka gabime shkencore në Bibël?
Shiko si u përmbushën profecitë e Biblës për Perandorinë Greke.
Zbulo si ndryshoi një burrë mendimin për Biblën, pasi shqyrtoi profecitë e saj.
GËZOJE JETËN PËRGJITHMONË—MËSIMET ELEMENTARE TË BIBLËS