Studio me një Dëshmitar të Jehovait: kërkoji personit që të dha broshurën të të ndihmojë ta studiosh Biblën, ose plotëso një kërkesë në faqen tonë të internetit jw.org.
PJESA E PARË
Lexo çdo paragraf, pyetjet me shkronja të theksuara (A), si edhe shkrimet (B) që nxjerrin në pah pikat kryesore. Ki parasysh se për disa shkrime thuhet «lexoni».
PJESA E DYTË
Në fjalitë e para (C) të pjesës Shqyrto më tej përmblidhen idetë që do të shqyrtohen. Nëntemat (Ç) tregojnë pikat kryesore. Lexo shkrimet, përgjigjju pyetjeve dhe shiko videot (D).
Shiko me kujdes figurat, diçiturat (DH), dhe mendo çfarë do t’i thoshe dikujt që shpreh të njëjtin mendim si te Disa thonë(E).
PJESA E TRETË
Mësimi mbyllet me nëntemat Përmbledhje dhe Si do të përgjigjeshe?(Ë). Shkruaj datën kur ke mbaruar mësimin. Provo këtë(F) përmban ide praktike si të zbatosh atë që ke mësuar. Tek Eksploro(G) mund të shohësh ose të lexosh materiale shtesë.
Si t’i gjesh vargjet në Bibël
Shkrimet përmbajnë titullin e librit të Biblës (A), kapitullin (B) dhe vargun ose vargjet (C). Për shembull, Gjoni 17:3 i referohet librit të Gjonit, kapitulli 17, vargu 3.