PJESA 11

A na dëgjon Jehovai?

A na dëgjon Jehovai?

Perëndia i dëgjon vërtet lutjet tona. 1 Pjetrit 3:12

Jehovai është ‘Dëgjuesi i lutjes’. (Psalmi 65:2) Ai do që t’i flasim nga zemra.

Lutju vetëm Jehovait dhe askujt tjetër.

Mund të lutemi për shumë gjëra. 1 Gjonit 5:14

Lutu që të bëhet vullneti i Perëndisë në qiell dhe në tokë.

Lutu në emër të Jezuit që të tregosh se e çmon atë që bëri për ty.

Kërkoji Jehovait të të ndihmojë të bësh të mirën. Po ashtu, mund t’i lutesh për ushqimin, punën, strehimin, veshjen dhe shëndetin.