PJESA 14

Si mund ta tregosh besnikërinë ndaj Jehovait?

Si mund ta tregosh besnikërinë ndaj Jehovait?

Merr anën e Perëndisë. 1 Pjetrit 5:6-9

Mos merr pjesë në zakone që janë në kundërshtim me Biblën. Duhet guxim për ta bërë këtë.

Mos u merr me politikë; kombet nuk e përkrahin Jehovain dhe Mbretërinë e tij.

Bëj zgjedhjen e duhur​—dëgjoje Perëndinë. Mateu 7:24, 25

Shoqërohu me Dëshmitarët e Jehovait në Sallën e tyre të Mbretërisë; ata do të të ndihmojnë t’i afrohesh Perëndisë.

Vazhdo të mësosh për Perëndinë dhe përpiqu t’u bindesh urdhërimeve të tij.

Kur besimi yt të jetë bërë i fortë, duhet t’ia kushtosh jetën Jehovait dhe të pagëzohesh.​—Mateu 28:19.

Dëgjoje Perëndinë. Lexo Biblën dhe kërkoju Dëshmitarëve të Jehovait të të ndihmojnë ta kuptosh. Pastaj zbatoje atë që mëson. Nëse bën kështu, do të jetosh përgjithmonë.​—Psalmi 37:29.