PJESA 3

Si ishte jeta në fillim?

Si ishte jeta në fillim?

Jehovai i dha Adamit dhe Evës shumë gjëra të mira. Zanafilla 1:28

Jehovai krijoi gruan e parë, Evën, dhe ia dha Adamit si bashkëshorte.​—Zanafilla 2:21, 22.

Jehovai i krijoi me mendje dhe trup të përsosur, pa asnjë të metë.

Shtëpia e tyre parajsore ishte kopshti i Edenit​—një vend shumë i bukur me një lumë, drurë frutorë dhe kafshë.

Jehovai fliste me ta dhe i mësonte. Po ta kishin dëgjuar, do të kishin jetuar përgjithmonë në Parajsën në tokë.

Perëndia tha që të mos hanin nga njëra prej pemëve. Zanafilla 2:16, 17

Jehovai i tregoi Adamit dhe Evës një dru frutor në kopsht dhe u tha që po të hanin nga fryti i tij, do të vdisnin.

Një nga engjëjt u rebelua kundër Perëndisë. Ky engjëll i lig është Satana Djalli.

Satanai nuk donte që Adami dhe Eva t’i bindeshin Jehovait. Prandaj, përdori një gjarpër për t’i thënë Evës se, po të hante nga fryti i asaj peme, nuk do të vdiste, por do të ishte si Perëndi. Sigurisht, kjo ishte një gënjeshtër.​—Zanafilla 3:1-5.