Bibla paratha shumë prej gjërave që po ndodhin sot. Ajo tha se njerëzit do të ishin të dashuruar pas parave, të pabindur ndaj prindërve, të egër dhe kënaqësidashës.
Do të kishte tërmete të mëdha, luftëra, mungesë ushqimi dhe sëmundje të përhapura. Këto gjëra po ndodhin tani.
Gjithashtu, Jezui tha se lajmi i mirë për Mbretërinë do të predikohej në të gjithë tokën.—Mateu 24:14.
Shumë shpejt Jehovai do t’i shkatërrojë të gjithë të ligjtë.
Satanai dhe engjëjt e ligj do të ndëshkohen.
Ata që e dëgjojnë Perëndinë do të jetojnë në një botë të re e të drejtë ku nuk do të ketë më frikë, një botë ku njerëzit do t’i besojnë njëri-tjetrit dhe do të kenë dashuri mes tyre.