PJESA 6

Çfarë mësojmë nga Përmbytja e madhe?

Çfarë mësojmë nga Përmbytja e madhe?

Perëndia i shkatërroi të ligjtë, por shpëtoi Noenë dhe familjen e tij. Zanafilla 7:​11, 12, 23

Për 40 ditë e 40 net, ra shi dhe e gjithë toka u mbulua nga uji. Të gjithë njerëzit e ligj vdiqën.

Engjëjt rebelë i lanë trupat e tyre prej mishi dhe u bënë engjëj të ligj.

Ata që ishin në arkë, shpëtuan. Me kalimin e kohës Noeja dhe familjarët e tij vdiqën, por Perëndia do t’i ringjallë që të jetojnë përgjithmonë.

Perëndia do t’i shkatërrojë përsëri të ligjtë dhe do të shpëtojë njerëzit e mirë. Mateu 24:37-39

Satanai dhe engjëjt e ligj vazhdojnë t’i mashtrojnë njerëzit.

Sot, ashtu si në kohën e Noesë, shumë veta nuk e pranojnë drejtimin e dashur të Jehovait. Së shpejti, Jehovai do t’i shkatërrojë të gjithë ata që janë të ligj.​—2 Pjetrit 2:5, 6.

Disa njerëz janë si Noeja: e dëgjojnë Perëndinë dhe bëjnë si thotë Ai. Ata janë Dëshmitarët e Jehovait.