PJESA 5

Përmbytja e madhe​—Cilët e dëgjuan Perëndinë dhe cilët jo?

Përmbytja e madhe​—Cilët e dëgjuan Perëndinë dhe cilët jo?

Shumica e njerëzve në kohën e Noesë bënin gjëra të liga. Zanafilla 6:5

Adami dhe Eva patën fëmijë e pastaj njerëzit u shtuan në tokë. Me kalimin e kohës, disa engjëj u rebeluan ashtu si Satanai.

Ata erdhën në tokë dhe morën trupa njerëzorë që të martoheshin me gra. Gratë e tyre lindën bij të mbinatyrshëm që ishin të egër dhe të fortë.

Bota u mbush me njerëz që bënin gjëra të këqija. Bibla thotë se njerëzit ishin shumë të ligj. Ata kishin vetëm mendime të këqija.

Noeja e dëgjoi Perëndinë dhe ndërtoi një arkë. Zanafilla 6:13, 14, 18, 19, 22

Noeja ishte njeri i mirë. Jehovai i tha atij se do t’i shkatërronte të ligjtë me një përmbytje të madhe.

Gjithashtu, Perëndia i tha Noesë të ndërtonte një varkë të madhe, të quajtur arkë, dhe aty të fuste familjen e tij dhe çdo lloj kafshe.

Noeja i lajmëroi njerëzit për Përmbytjen që do të vinte, por ata nuk e dëgjuan. Disa talleshin me të, kurse të tjerë e urrenin.

Kur mbaroi arka, Noeja futi brenda saj kafshët.