Parathënie

Parathënie

Perëndia është si një atë i dashur. 1 Pjetrit 5:6, 7

Perëndia është Krijuesi ynë dhe interesohet për ne. Ashtu si një atë i mençur dhe i dashur i mëson fëmijët e vet, edhe Perëndia u mëson njerëzve kudo që janë mënyrën më të mirë për të jetuar.

Perëndia na tregon të vërteta të çmuara që na mbushin me gëzim e shpresë.

Po ta dëgjosh Perëndinë, ai do të të drejtojë, do të të mbrojë dhe do të të ndihmojë të përballosh problemet.

Por do të kesh edhe më shumë dobi: do të jetosh përgjithmonë!

Perëndia thotë: «Dëgjoni . . . dhe do të jetoni!» Isaia 55:3, Bibla ECM