PJESA 1

Si ta dëgjojmë Perëndinë?

Si ta dëgjojmë Perëndinë?

Perëndia na flet me anë të Biblës.​—2 Timoteut 3:16

Perëndia i drejtoi njerëzit që t’i shkruanin mendimet e tij në një libër të shenjtë. Ky libër është Bibla. Ajo përmban informacione të rëndësishme që Perëndia dëshiron t’i dish.

Perëndia e di ç’është më e mirë për ne. Duke e dëgjuar, do të bëhesh vërtet i mençur.​—Proverbat 1:5.

Perëndia do që çdo njeri ta lexojë Biblën. Tani ajo mund të gjendet në shumë gjuhë.

Nëse dëshiron ta dëgjosh Perëndinë, duhet ta lexosh e ta kuptosh Biblën.

Në mbarë botën, njerëzit po mësojnë për Perëndinë. Mateu 28:19

Dëshmitarët e Jehovait mund të të ndihmojnë të kuptosh Biblën.

Në mbarë tokën, ata u mësojnë njerëzve të vërtetën për Perëndinë.

Që të mësosh prej tyre, nuk duhet të paguash. Gjithashtu, mund të mësosh për Perëndinë në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait në zonën tënde.