PJESA 13

Çfarë duhet të bëjmë që t’i pëlqejmë Perëndisë?

Çfarë duhet të bëjmë që t’i pëlqejmë Perëndisë?

Shmang të keqen. 1 Korintasve 6:9, 10

Nëse e duam Jehovain, nuk do të bëjmë gjëra që ai i urren.

Jehovai nuk do që të vjedhim, të dehemi ose të marrim drogë.

Perëndia e urren vrasjen, abortin dhe homoseksualizmin. Ai nuk do që të jemi lakmitarë, të zihemi ose të luftojmë.

Nuk duhet të adhurojmë ikonat ose statujat a të përpiqemi të lidhemi me të vdekurit.

Kur toka të bëhet Parajsë, nuk do të ketë vend për njerëz që bëjnë gjëra të këqija.

Bëj të mirën. Mateu 7:12

Që t’i pëlqejmë Perëndisë, duhet të përpiqemi të jemi si ai.

Trego dashuri për të tjerët duke qenë i mirë dhe bujar.

Ji i ndershëm.

Ji i mëshirshëm dhe i gatshëm të falësh.

Folu të tjerëve për Jehovain dhe për urdhërimet e tij.​—Isaia 43:10.