MËSIMI 13

Cili është lajmi i mirë rreth feve?

Cili është lajmi i mirë rreth feve?

1. A janë të mira të gjitha fetë?

Në të gjitha fetë ka njerëz të sinqertë. Një lajm i mirë është se Perëndia i njeh dhe interesohet për ta. Por mjerisht, në emër të feve janë bërë shumë mizori. (2 Korintasve 4:3, 4; 11:13-15) Sipas lajmeve në media, disa fe madje janë përfshirë në terrorizëm,gjenocid,luftëra dhe abuzim me fëmijët. Sa i trishton kjo besimtarët e vërtetë!​—Lexo Mateun 24:3-5, 11, 12.

Ndërkohë që feja e vërtetë i jep lavdi Perëndisë, fetë e rreme e fyejnë atë. Ato mësojnë ide që nuk janë në Bibël, ku përfshihen mësime të rreme për Perëndinë dhe për të vdekurit. Mirëpo, Jehovai do që njerëzit të dinë të vërtetën për të.​—Lexo Ezekielin 18:4; 1 Timoteut 2:3-5.

2. Cili është lajmi i mirë rreth feve?

Sa mirë që Perëndia nuk mashtrohet nga fetë që pohojnë se e duan, por që në të vërtetë duan botën e Satanait! (Jakovi 4:4) Fjala e Perëndisë i quan gjithë fetë e rreme «Babilonia e Madhe». Babilonia ishte qyteti i lashtë ku lindi feja e rreme pas Përmbytjes së ditëve të Noesë. Së shpejti, fetë që mashtrojnë dhe shtypin njerëzimin do të marrin fund befas nga Perëndia.​—Lexo Zbulesën 17:1, 2, 5, 16, 17; 18:8.

Por lajmi i mirë nuk mbaron me kaq. Jehovai nuk i ka harruar njerëzit e sinqertë që janë shpërndarë nëpër fetë e rreme në mbarë botën. Sot ai po i bashkon duke u mësuar të vërtetën.​—Lexo Mikenë 4:2, 5.

3. Ç’duhet të bëjnë njerëzit e sinqertë?

Feja e vërtetë po i bashkon njerëzit

Jehovai interesohet për ata që duan të drejtën e të mirën. Ai i nxit t’u kthejnë shpinën feve të rreme. Njerëzit që e duan Perëndinë janë të gatshëm të bëjnë ndryshime për t’i pëlqyer atij.​—Lexo Zbulesën 18: 4.

Në shekullin e parë, njerëzit e sinqertë që e dëgjuan lajmin e mirë nga apostujt, e mirëpritën me gëzim. Jehovai u mësoi të fillonin një jetë të re, një jetë më të lumtur, me qëllim dhe shpresë. Ata janë një shembull për ne sot, pasi iu përgjigjën lajmit të mirë duke e vënë Jehovain të parin në jetën e tyre.​—Lexo 1 Selanikasve 1:8, 9; 2:13.

Jehovai i pret krahëhapur në familjen e adhuruesve të tij ata që largohen nga fetë e rreme. Nëse e pranon ftesën e ngrohtë të Jehovait, do të kesh miqësinë e tij, një familje të re e të dashur me bashkadhurues të Jehovait dhe jetën e përhershme.​—Lexo Markun 10:29, 30; 2 Korintasve 6:17, 18.

4. Ç’gëzim do të ketë në çdo vend falë Perëndisë?

Gjykimi që i pret fetë e rreme është një lajm i mirë. Mbarë dheu do të çlirohet nga shtypja. Fetë e rreme nuk do ta ma shtrojnë e nuk do ta përçajnë njerëzimin kurrë më. Të gjithë njerëzit do të bashkohen në adhurimin e të vetmit Perëndi të vërtetë.​—Lexo Zbulesën 18:​20, 21; 21:3, 4.