Jezui u mësoi dishepujve të tij vetëm një fe, fenë e vërtetë. Ajo është si një rrugë që të çon në jetën e përhershme. Jezui tha se ‘pak e gjejnë atë rrugë’. (Mateu 7:14) Perëndia e pranon adhurimin tonë vetëm nëse bazohet në Fjalën e tij të së vërtetës. Gjithë adhuruesit e vërtetë janë të bashkuar në një besim të vetëm.—LexoGjonin 4:23, 24;14:6;Efesianëve 4:4, 5.
2. Çfarë tha Jezui për të krishterët e rremë?
Jezui paralajmëroi se krishterimi do të korruptohej nga profetë të rremë. Në pamje të parë, ata duken si besimtarë të vërtetë. Kishat e tyre pretendojnë se janë të krishtere. Megjithatë, mund ta njohësh fytyrën e tyre të vërtetë. Si? Vetëm besimi ose adhurimi i vërtetë nxjerr të krishterë të sinqertë me cilësi e sjellje që dallohen qartë.—LexoMateun 7:13-23.
3. Si t’i dallosh besimtarët e vërtetë?
Mendo për këto pesë shenja identifikuese.
Besimtarët e vërtetë e respektojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë. Ata përpiqen me gjithë shpirt të jetojnë sipas parimeve të saj. Kështu, feja e vërtetë ndryshon nga fetë që bazohen në ide njerëzore. (Mateu 15:7-9) Besimtarët e vërtetë nuk thonë një gjë dhe pastaj bëjnë një tjetër.—LexoGjonin 17:17;2 Timoteut 3:16, 17.
Dishepujt e vërtetë të Jezuit nderojnë emrin e Perëndisë, Jehova. Jezui e nderoi emrin e Perëndisë duke e bërë të njohur. I ndihmoi njerëzit të njihnin Perëndinë dhe u mësoi të luteshin që të shenjtërohej emri i Tij. (Mateu 6:9) Aty ku jeton ti, cila fe e bën të njohur emrin e Perëndisë?—LexoGjonin 17:26;Romakëve 10:13, 14.
Të krishterët e vërtetë predikojnë për Mbretërinë e Perëndisë. Perëndia e dërgoi Jezuin të predikonte lajmin e mirë për Mbretërinë. Mbretëria e Perëndisë është e vetmja shpresë e njerëzimit. Jezui nuk reshti së foluri për të deri ditën që vdiq. (Luka 4:43; 8:1; 23:42, 43) Ai tha se dishepujt e tij do të predikonin për Mbretërinë. Nëse dikush vjen e të flet për Mbretërinë e Perëndisë, cilës fe ka shumë të ngjarë t’i përkasë?—LexoMateun 24:14.
Dishepujt e Jezuit nuk janë pjesë e kësaj bote të ligë. Mund t’i dallosh ngaqë nuk përzihen në politikë a konflikte shoqërore. (Gjoni 17:16; 18:36) Gjithashtu, nuk imitojnë veprimet dhe qëndrimet e dëmshme të kësaj bote.—LexoJakovin 4:4.
Të krishterët e vërtetë kanë dashuri të pashoqe për njëri-tjetrin. Ata mësojnë nga Fjala e Perëndisë t’i respektojnë të gjitha grupet etnike. Edhe pse fetë e rreme shpesh kanë përkrahur fuqimisht luftërat e kombeve, besimtarët e vërtetë nuk pranojnë ta bëjnë këtë. (Mikea 4:1-3) Madje, të krishterët e vërtetë janë vetëmohues dhe i përdorin pa u kursyer kohën e gjithçka kanë, që të ndihmojnë e të inkurajojnë të tjerët.—LexoGjonin 13:34, 35;1 Gjonit 4:20.
4. A mund ta identifikosh fenë e vërtetë?
Cila fe i bazon të gjitha mësimet te Fjala e Perëndisë, nderon emrin e Perëndisë dhe shpall se Mbretëria e Tij është e vetmja shpresë e njerëzimit? Cili grup fetar e tregon me vepra dashurinë dhe nuk përzihet në luftëra? Si mendon?—Lexo1 Gjonit 3:10-12.