Një zë kumbon kudo!

Një zë kumbon kudo!

 

  1. 1. Toka loton e klith!

    Sa njerëz në udhëkryq!

    Luft’ra pafund, paqen s’e vun’.

    Po tani çfar’ na pret vall’?!

    Plot me stuhi kjo jet’.

    Idera pa asnjë vler’.

    Për dore na merr përdit’ Ati yn’

    e na jep shpres’ që na prin:

    (REFRENI)

    Të gjith’ një At’,

    një besim.

    Një zë kumbon,

    kudo në univers

    veç paqe, veç gëzim.

  2. 2. Kjo shpres’ u gdhend në gur’

    e nuk mund të shuhet kurr’.

    Të jesh ku të jesh, i strukur, në tmerr,

    Atin tënd do ta ndiesh pran’.

    Të zhduk’ çdo ankth e frik’,

    lotët fshin butësisht.

    Si lumi vërshon, paqja prej tij,

    gjall’ na mban ne kjo shpres’.

    (REFRENI)

    Të gjith’ një At’,

    një besim.

    Një zë kumbon,

    kudo në univers

    veç paqe, veç gëzim.

    (URA)

    Princi i paqes vjen,

    të sjell’ liri përher’.

    S’do t’kemi më lot, as vdekje si sot.

    Para sovranit ton’,

    do t’përkulet çdo gju!

    (REFRENI)

    Të gjith’ një At’,

    një besim.

    Një zë kumbon

    kudo në univers.

    Të gjith’ një At’,

    një besim.

    Një zë kumbon,

    kudo në univers

    veç paqe, veç gëzim.

    Vullneti yt u bë!